Rama tregon historinë e emigrantit shqiptar që i mbeti në mendje, flet dhe për shkarkim nga puna

Jan 13, 2018 | 17:03
SHPËRNDAJE

Pasditen e se shtunes kryeministri Edi Rama u ndal nw Rreshen, nga ku ka nenvizuar edhe nje here rendesine qe ka platforma shqiperiaqeduam.al, ku ftoi qytetaret te bejne denoncimet e tyre ne rast se nuk marrin te drejten qe u takon ne institucionet shteterore.

rama ne mirdite

“Ne i kemi marrë 1640 shqetësime të ngritura drejpërdrejtë nga njerëz në gjithë Shqipërinë dhe prej tyre 1412 janë probleme të zgjidhura, të të gjitha natyrave, njerëz që janë zvarritur për muaj e vite në hipotekë, që e kanë provuar dhe edhe pse nuk e kanë besuar, e kemi marrë pas edhe falenderime, por jo vetëm është zgjidhur problemi, ajo që ka ndodhur, është që kur një qytetar i drejtohet ministres së drejtësisë për një problem me hipotekën dhe pas verifikimit që bëhet brenda 10 ditësh rezulton që qytetari ka të drejtë, jo vetëm që e merr të drejtën, por personat përgjegjës largohen nga administrata.

Sado të përqeshin e nënqeshin ata që vetëm këtë dinë të bëjnë, nëse duam ta pastrojmë administratën nga parazitët dhe grabitqarët këtë mund ta bëjmë vetëm bashkë se sado vullnet të hekurt të kem unë apo secili drejtues i lartë i shtetit që hipoteka e Mirditës që jetë një zyrë që i jep përgjigje në kohë, kjo s’ka për të ndodhur nëse nuk modernizojmë sistemin e hiopotekës që ne po e bëjmë, ndaj kërkoghet ai pastrim i madh i llumit në hartat, mbivendosjet…

Ti bësh atë që s’e pret mendja ti marrësh dokumentin dhe ta përzësh edhe nga puna, ta marrin vesh se nga puna s’të heq thjesht ministri e drejtori por edhe cdo qytetar që vjen atje dhe ti s’i përgjigjesh.

Meqë ra fjala për Aluiznin, një emigrant, është një informacion që më mbeti në mendje nga pasqyra ee raportit të bashkëqeverisjes, një emgirnat që s’është fare në Shqiperi kishte 3 cvet që kërkonte te merrte legalizimin e shtëpisë dhe kjo u faktua nga verifikimet e dokumentacionit, mori për 10 ditë jo përgjigjen që do ta shofi por legalizimin, por edhe kush është përgjegjësi do iki nga puna, le të jetë socialisti më i flaktë, flaka e atij që i pengon endrren emigrantit te legalizoje shtepine e tij, nuk i duhet PS, le të shkojë ta përdorë ata flakë që i thonë vetes socialistë në TV”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura