Rama tregon çfarë diskutoi me presidenten e KE-së: Plani i saj për rindërtimin shkon përtej konferencës së donatorëve

Jan 29, 2020 | 11:04
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka bërë një përmbledhje të takimit të tij me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ditën e djeshme në Bruksel.

rama

Rama bën me dije se takimi ka zgjatur më shumë se dy orë dhe qëllimi parësor i vizitës ishte adresimi i problematikës së pas tërmetit me fokus konferencën e donatorëve që është thirrur pikërisht nga Presidentja e Komisionit në Bruksel në 17 shkurt.

“E informuam për të gjitha aspektet e punës sonë për trajtimin e problematikës së pas tërmetit. Që nga trajtimi i familjeve të prekura, tek raporti i dëmeve, që po finalizohet së shkruari në bashkëpunim me ekspertët e BE, OKB-së, Bankës Botërore.

Takimi i mbrëmshëm ishte konfirmim i gatishmërisë së plotë dhe angazhimit konkret të saj për të ndihmuar operacionin e rindërtimit dhe plani i saj shkon më tej konferencës. Do vazhdojmë të punojmë së bashku”, tha ndër të tjera kryeministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura