Rama tregon pse s’mund t’i shohë 100% në sy shqiptarët: Për sa kohë që kemi…

Jan 13, 2018 | 13:24
SHPËRNDAJE

Në ceremonine e 105-vjetorit te krijimit të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalen e tij me porosine e kryeminsitrit Ismail Qemali per xhandarmerine e vendit.

rama2

Rama ka falënderuar gjithë ata në uniformë, luftojnë përditë me te keqen e atyre që shkelin ligjinm dhe te keqen brenda vetes, që është kërcënim i cdo organizimi dhe një organizimi kaq të rëndësishëm për shtetin si është policia e shtetit.

“Në vitin 2017 vendi mbylli një plagë të thellë që pati infeksionet që ne njohim, sot në 2018 ne nuk kemi as Lazarat dhe as lazaratër të shpërndarë në trupin e saj. Vjen policia hoqi nga duart e organizatave kriminale mbi 40 mln euro pasuri, ndërkohë që 4 vite më parë kjo shifër nuk kalonte 1 milionë euro. Në 2017 garantoi numrin më të ulët të vrasjeve në historinë e statistikave pas ’90, ndodhën vetëm 50 vrasje, nuk është shifër shumë e ulët, por minimumi historik dhe më shumë se gjysma e 107 vrasje në 2013 dhe 126 në 2012, dhe një shifër më e ulët se shifra e një vendi të BE ku flitet shumë për krimin shqiptar”- tha Rama.

Rama u ndal ne procesin e vetingut, qe do te pastroje radhet e policise se Shtetit.

“Krimi nuk luftohet me gjykatës e prokurorë të korruptuar, por nuk luftohet as me drejtorë, shefa komisariatesh apo policë të korruptuar”- tha ai.

Rama garantoi “largimin e drejtuesve dhe efektivëve të përfshirë në veprimtari kriminale, apo me burime të pajustifikuara të pasurisë së akumuar në këto vite dhe kjo do të jetë baza e mandatit tonë të dytë dhe garancia se në fund u them me krenari kjo është policia e republikës së Shqipërisë e standardeve të BE”.

Per Policine Rrugore 

Duke adresuar akuza për policinë rrugore, Rama ka pranuar se nuk mund të shohë 100% në sy shqiptarët.

“S’mund ti shohim 100% në sy shqiptarëve me bindjen se kjo është policia rrugore që duam sa të kemi postblloqe rrugëve që i ndalon shqiptarët sipas qejfit, momenti kur do i shohim në sy do jetë kur shqiptarët të mos shohin më policë rrugëve si roje që ndalojnë njerëzit te gardhi i fermës. Këtë jemi në rrugë për ta bërë pasi të modernizojmë sistemin e rrugëve, t’ja lëmë teknologjisë atë që po bëjnë policët e shpërndarë rrugëve dhe të rrisim prezencën dhe cilësinë e punës në komunitet, një model që vjen si rrjedhojë e natyrshme e ndërvperimeve në komunitet dhe me shtetin”- tha ai.

Rama për gabimet

Rama theksoi me tej se “Kush punon edhe gabon, dallimin e bën një gjë vetëdija për gabimet, eksperienca nga humbjet dhe vendosmëria për të mos përsëritur të njëjtat gabime dhe për të mos humbur për të njëjtat arsye”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura