Rama thirrje grave dhe vajzave matjane të votojnë PS, deputetja e PD i kujton Shukri Xhelilin

May 30, 2017 | 22:31
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në qytetin e Burrelit në një takim me simpatizantë e PS, i ka ftuar sot gratë dhe vajzat e matjane që të votojnë Partinë Socialiste, dhe jo Lulzim Bashën, pasi sipas tij partia që drejton kryedemokrati shkatërron çdo gjë, ndërsa partia e tij po bën shtet. Duke u ndalur në këtë pikë Rama nuk ka nguruar pa bërë edhe krahasime mes drejtuesve të PS dhe të PD në këtë zonë.

15094527_10209736878972378_2076879761366310174_n

Por kjo deklaratë e bëra nga Rama ka ngjallur reagimin e deputetes së Partisë Demokratike në këtë zonë Dhurata Çupi. Ajo  duke e quajtur statusin e saj në “facebook”: “Në përgjigje te kryeministrit që nuk sheh”, nuk ka nguruar që  t’i kujtojë kryeministrit Rama rastin e Shukri Xhelilit.

Statusi i plotë

Në përgjigje te kryeministrit që nuk sheh.

Z.Kryeministër ti do të ishe i fundit që mund të flisje për gratë dhe për respektin ndaj tyre në qarkun e Dibrës. Po të kujtoj se ska kaluar as një vit kur u përsëritën zgjedhjet lokale, pikërisht për shkak të sjelljes aspak etike të zyrtarëve të tu në raport me gratë. PD dhe Lulzim Basha jo vetëm i vlerëson gratë dhe këtë e ka treguar duke më besuar mua drejtimin e ekipit tonë fitues të Qarkut të Dibrës, por asnjëherë askush në PD nuk i do gratë si fasadë në politikë. Jam e bindur se mesazhet e tua pa takt ndaj banorëve të Burrelit,Matjanët do ti japin përgjigjen e duhur me 25 qershor.

Republika e Re, ekonomi e fortë e nesërme e sigurë. Lulzim Basha Kryeministër. Votojmë nr 6 me 25 qershor.

dhurat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura