“Rama të gënjeu dy herë për 5 qershorin”/Basha: Edhe atij që i vidhet lopa ka faj! Ilir Meta shkallmoi dy javët e fundit të fushatës së partisë së vetë

Nov 25, 2021 | 22:56
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar marrëveshjen e 5 qershorit për ndryshimet zgjedhore që u arrit mes forcave politike. Gjatë emisionit “Open”, gazetari Enton Abilekaj deklaroi se Rama e gënjeu dy herë Bashën lidhur me këtë marrëveshje.

lulzimbasharamameta

Nga ana e tij, kryetari i PD-së, e ka pranuar këtë teksa shprehet me batutë se edhe atij që i vidhet lop aka faj.

Më tej Basha ka sulmuar sërish Presidentin Ilir Meta se dy javët e fundit ka shkalloi fushatën e partisë së tij.

Gazetari: I ka thënë në 2017 zotit Rama, më gënjeve njëherë përgjegjësinë e ke ti, më gënjeve dy herë përgjegjësinë e kam unë. U gënjye dy herë pas marrëveshjes së 5 qershorit.

Basha: Marrëveshja e 5 qershorit është një marrëveshje e garantuar nga 3 përfaqësues të lartë të ndërkombëtarëve. U shkel në mënyrë të njëanshme. Arsyet pse u shkel mund ti diskutojmë këtu një nga një. Brenda opozitës nuk kishte konsensus në atë moment. LSI ishte kundër, ne ishim për të përdorur një taktikë që të detyronte Ramën të zbatonte 5 qershorin. Pavarësisht trukeve të Edi Ramës, minoranca do rrinte minorancë. Faji është i atyre që kryen masakrën zgjedhore.

Gazetari: Ju u gënjyet një herë…

Basha: Edhe atij që i vidhet lopa është ka faj. Marrëveshje me Edi Ramën bëri Berisha në vitin 2008 për ndryshimin e sistemit. Nuk e legjitimojmë zgjedhjen. Përgjigja ëhtë kjo, çdo forcë politike përpiqet të gjejë një zgjidhje. Nëse ju doni që PD të braktisë interesin e qytetarëve dhe të thotë se nuk marrë pjesë në asnjë vend, kjo nuk do ndodhë. Nuk kemi qenë fasadë. Si mund të akuzosh fasadë një opozitë që dogji mandatet. I shkoi deri në fund dhe më vjen keq. Rruga e djegies së mandateve kishte një qëllim por qëlloi e pasuksesshme. Për shkak se mesa duket PD dhe Basha nuk ishin garanci e mjaftueshme për kontrollin e hipotekave të të kaluarës. Për këtë shkak, u lejua Edi Rama të shkelte marrëveshjet e 5 qershorit. Kush e lejoi, kush tjetër. Çdo aktor duhet të marrë përgjegjësinë e vetë.

Gazetari: Ilir Meta

Basha: Po edhe Ilir Meta. Dy javët e fundit në një shkallim total të fushatës së partisë së vetë dhe një kosto për aleatin e vetë brenda PD-së. Sali Berisha u përpoq ta instrumentalizonte, për ta protagonizuar. U bind se protagonizmi i tij prishte punë.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar dhe djegien e mandateve në vitin 2019 për të cilën pranon se nuk funksionoi.

Basha: Unë e kam shpjeguar fare qartë dhe para dhe pas 9 shtatorit. Dualizmin që është perceptuar nga publiku I gjerë. Hedh poshtë ato që thotë aty. Janë trillime të pastra. Janë gënjeshtra. Ajo pjesë është trillium. Nuk jam ankuar asnjëherë unë. Kur ka qenë për të mbajtur mbi shpatulla atë që më vinin, e kam mbejtur. Protagonizmi i tij i tepruar është perceptuar ndryshe nga publiku i gjerë si një dualizëm. Vendimet sa i takon nga djegies së mandateve, dhe mos pjesëmarrjes në zgjedhje, janë kërkuar me ngulm nga Berisha por janë marrë në mënyrë kolegjiale. Edhe njëherë, vendimet e marra kanë qenë kolegjiale të forumeve të partisë demokratike. Ishin të konsultuara dhe ishin vendime të kërkuara me ngulm nga Sali Berisha. Zoti Berisha mund të thotë dhe 14 humbje, por ka dy palë zgjedhje parlamentare për të cilat raportet e OSBE/ODIHR kanë qenë të zeza. 2017 dhe 2021. Analiza e vendimeve nuk bëhet me një pyetje” – tha Basha.

Gazetarja: A jeni penduar për djegien e mandateve?

Basha: Unë po ju them që vendimet u morën për të shkuar përtej Partisë Demokratike, për zgjedhje të parakohshme. Të çmontonim një pseudomazhorancë. Këtë nuk e realizuam. Qëllimi që u nisëm ishte fisnik, bëmë një sakrificë. Protestat nuk ndaluan, jo në formatin që ishin deri në 30 qershor. 15% e shqiptarëve dolën për të votuar. Objektivi politik i PD-së se 30 qershori ishte zgjedhje moniste, u arrit. Në vitin 2021 ishte gjë tjetër. Pavarësisht mungesës së pushtetit lokal. Ne kemi performuar me gjithë elementët e masakrës zgjedhore. Djegia e mandateve nuk u bë për të shërbyer vetes tonë. Ne kemi një detyrë për ata që përfaqësojmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura