Rama talli deputetët e opozitës së re, Shehu: “Pupacët” do vazhdojnë t’i shërbejnë, sikur të ishin “përkëdhelur”

Dec 5, 2019 | 20:47
SHPËRNDAJE

Pas talljeve që kryeministri Edi Rama u adresoi deputetëve të opozitës sot në Kuvend ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu.

kukulla

Në një postim në facebook, Shehu i quajti deputetët në Parlament “pupacë”, të cilët kryeministri do vazhdojë t’i keqpërdorë për të shkelur Kushtetutën.

Shehu beson se ndonëse sot deputetët u fyen nga Rama ata do të vaazhdojnë t’i shërbejnë atij, njësoj sikur fyerjet të ishin përkedhelje.

Postimi i Shehut:

“Pupacet“ perfitojne perbuzjen edhe te atij qe i krijoi per t’i keqperdorur.
Rama sot ne ate “Kuvend” me fyerjet e renda qe u drejtoi atyre 42 “pupaceve” te peshkuar nga thellesite e listave prej atij vete e vendosur ne ato “karrike”, e rikonfirmoi edhe nje here kete shprehje, qe permban nje te vertete te madhe, mungesen e thelle te respektit ndaj kesaj “specie” dhe prej vete “babait” te tyre.

Megjithate Rama do te vazhdoje t’i keqperdore ata per shkeljet e Kushtetutes, per shkelmimin e shtetit ligjor e demokratik, per deformimin e metejshem te demokracise sone, per vazhdimin e nxjerrjes se metejshme te saj nga “shinat” e rruges europiane.
Dhe ata megjithese u fyen kaq rende e publikisht do te vazhdojne t’i sherbejne atij ne kete rrugetim te perbashket te pa shprese me koke te ulur, ndoshta dhe me nje buzeqeshje per te bere te besohet se ato cfare ai u tha sot ishin vetem nje “perkedhelje”.
Tashme fati i perbashket i Rames me 42 “pupacet” e tij eshte i shenuar per tu bere realitet shume shpejt nepermes votes se lire te shqiptareve.

tritan-shehu-762x450

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura