Rama takon homologun Yılmaz: Sulm i ngjashëm si në Paris dhe Bruksel

Jun 29, 2016 | 19:37
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryeministri, Edi Rama është pritur në Pallatin Presidencial nga kreu i shtetit në Turqi, Recep Tayip Erdogan. Takimi i dy zyrtarëve ka zgjatur rreth dy orë.

thumbs_b_c_bb408acc874b0d1bb0e082db5faff0d8

Kryeministri, Edi Rama i ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura në sulmin terrorist Presidentit të Turqisë, Erdogan në takimin e zhvilluar sot në Ankara.

Rama në fjalën e tij u shpreh se, Shqipëria është e përkushtuar në luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Gjithashtu, Rama foli edhe për marrëdhëniet e dy vendeve, duke theksuar se nevojitet intensifikim i shkëmbimeve tregtare. Kreu i qeverisë shqiptare tha se nxit investuesit turq të vijnë në Shqipëri.

Pas këtij takimi, Rama ka shkuar në kryeministri ku është takuar me homologun e tij turk, Mesut Yılmaz.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të Kryeministrit, Edi Rama me homologun e tij turk, Mesut Yılmaz.Untitled

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se Shqipëria dhe shqiptarët qëndrojnë krah Turqisë në luftën kundër terrorizmit dhe e krahasoi sulmin në Stamboll të ngjashëm me atë në Paris dhe Bruksel.

Nga ana tjetër, Yilmaz pasi vlerësoi marrëdhënien mes dy vendeve, theksoi nevojë për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike.

Kurse Rama foli për marrëdhënies speciale mes dy vendeve dhe shtoi se në ekonomi Shqipëria është tërësisht e hapur për investime nga Turqia në çdo sektor, duke veçuar atë bankar dhe të ujit.

Kryeministri turk u pyet edhe për sulmin terrorist në Stamboll, ku deklaroi se hetimet pritet që të zbardhin ngjarjen brenda dy ditësh.

rama

Kryeministri, Edi Rama në nisje të axhendës së tij zyrtare ka bërë homazhe në mauzoleumin e themeluesit të Turqisë, Mustafa Qemal Ataturkut.

“Nder i madh ceremonia e nderimit te Mustafa Qemal Ataturkut, nje monument i gjalle i historise se Turqise dhe Europes”, shkruan Rama.

Vizita e Ramës ka marrë një vëmendje të veçantë pasi avioni me të cilin delegacioni shqiptar udhëtoi për në Stamboll u ul vetëm pesë minuta pas sulmit terrorist.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura