Rama takim me presidentin e PE-së: Besojmë tek partnerët për çeljen e negociatave

Dec 5, 2017 | 16:22
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Presidentin e Parlamentit Evropian Antonio Tajani në Bruksel. Gjatë bisedës presidenti i PE-së u shpreh se Shqipëria është një ng vendet me të cilat duam të forcojmë mardhëniet.

rama-3

Tajani ka vlerësuar reformat e ndërrmara në Shqipëri dhe ka shprehur hapur mbështetjen e tij duke zbuluar se në pranverë të vitit që vjen do zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë.

“Rrugën e dini, sepse keni qenë edhe më parë në vendin tonë dhe si italian mund të hyni në çdo moment edhe pa lajmëruar”, i uroi mirsëardhjen kryeministri Rama.

Antonio Tajani: Shqipëria ka kryer një sërë reformash të rëndësishme që shkojnë në drejtimin pozitiv për anëtarësimin në BE, i refrohem reformës në drejtësi që për ne mbart një rëndësi të madhe.

Në pranverë do kem një vizitë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar me një delegacion sipërmarrësish europianë. Unë e përgëzova zotin kryeministrin jo vetëm për rezultatin zgjedhor por edhe për faktin se shqipëria është një vend shembull harmonie fetare, një vend tek i cili kemi besim, me të cilin duam të përforcojmë lidhjet.

Rama: Ishte kënaqësi e vecantë që ju takova sepse ju jeni edhe një italian i madh, një mik i madh i Shqipërisë, për ne është e rëndësishme që jemi këtu të flasim me fakte, përt të celur negociatat me europën. Ne mbështetemi shumë te miqësia juaj, jemi të ndërgjegjshëm për faktin se mbi të githa rëndësi ka rezultati i faqeve të fletores së detyrave shqiptare. Shqipëria ka hedhur hapa para edhe në muajt e fundit dhe do vazhdojmë me të njëjtën vendosmëri për të arritur në prill e maj për të pasur akses në tryezën e negociatave me Europën.Jeni më shumë se i mirëpritur. Rrugën e dini, sepse keni qenë edhe më parë në vendin tonë dhe si italian mund të hyni në çdo moment edhe pa lajmëruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura