Rama sulmon opozitën pas kthimit nga Franca: Nuk lënë pabesi pa i bërë Shqipërisë, janë çoroditur nga reforma në drejtësi

May 16, 2018 | 11:21
SHPËRNDAJE

Fjalën e tij para grupit parlamentar të PS, Kryeministri Rama e ka nisur me detajet e takimit të quajtur sy më sy me presidentin Macron.

rama per macron

“Takimi zgjati jashtë parashikimit për shkatë një bisede shteruese për tema të rëndësishme ju them me plot gojën se dëgjova nga ai fjalë tejet inkurajuese për Shqipërinë, roli në rajon, politika e jashtme, reforma në drejtësi, vettingu, reformimi i policisë së Shtetit dhe bashkëpunimi i shkëlqyer me policinë franceze, arritjet në luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe me konsiderata të larta nga ai.  Ai më tha se vendimmarrja e Francës është në studim e sipër, pasi sipas tij, nuk është cështja e Shqipërisë apo Maqedonisë, që citoj, meritojnë vlerësimin më të lartë për cfarë kanë arritur, por tema e gjerë e reformimit të Evropës dhe cështja e kontrollit të kufijveë në Shengen dhe flukset migratore në tërësi”- tha Rama.

Rama ka sulmuar opoziten shqiptare e cila tha se nuk le pabesi pa bere qe te pengoje rrugetimin evropian te vendit.

“Ajo cka unë besoj, mund t’ju them se jam më optimist pas takimit se sa përpara takimit me presidentin. Ka akoma javë dhe punë për të bërë në drejtim të realizimit të këtji objektivi por gjë mangut sdo i lë dhe s’do i lëmë kësaj përpjekje aspak të lehtë dhe të gjithanshme për një interes madhor kur për fatin shumë të keq të Shqipërisë duhet të përballemi me një sfidë diplomatike ku “erërat” janë në disfavorin tonë, por edhe me murin qorr dhe shurdh të baltës së opozites se këtushme qe i ngre Shqipërisë në këtë rrugë duke mos lënë gur pa lëvizur dhe pabesi pa bërë që ta sabotojë këtë përpjekje të krejt shoqërisë sonë.

Ata thonë se po rrëzojnë qeverinë e drogës dhe te krimit, por po tentojnë të rrëzojnë vetë Shqiperine në këto metra të fundit të një rrugëtimi të gjatë në një stacion historik
të coroditur nga frika e drejtësisë qe ka nisur të clirohet nga kthetrat e tyre për 20 e kusur vite, janë vërsulur me tërbim me një ofensivë balte, e dinë më mirë se të gjithë ne se me celjen e negociatave drejtësia shqiptare bëhet një problen i madh për ta”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura