Rama sulmon LSI-në: Gjithmonë ka ushqyer parazitizmin dhe klientelizmin

Jun 4, 2017 | 19:37
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama foli sot nga Divjaka për reformën në Arsimin e Lartë. Ai tha se këtë reformë e sulmojnë aleatët e tij në qeveri dhe shpjegoi arsyet se përse ndodhte kjo.

“Reforma në Arsim goditët nga të gjithë ata që në politikë kanë ushqyer parazitizmin, klientelizimin, dembelizmin”, tha Rama.

“Ata kurrë s’kanë dashur t’i japin perspektivën e sigurt edhe atyre që mësojnë pak në shkollë”, vijoi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura