“Rama sulmoi Serbinë nga Prishtina”/ Mediat në Beograd shkruajnë pas takimit me Albin Kurtin: Akuzoi për manovra teatrale luftarake

Sep 27, 2021 | 13:07
SHPËRNDAJE

Media serbe B92 i ka kushtuar një artikull vizitës së Edi Ramës në Prishtinë, ku ndër të tjera shkruan se kryeministri shqiptar ka sulmuar Serbinë pas takimit që pati me Albin Kurtin.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama sulmoi Serbinë pas një takimi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë. Ai akuzoi Serbinë se “po bën manovra teatrale në veri të Kosovës”. Ai veprimet e serbëve në veri i quajti manovra teatrale, ndërsa përmendi gjithashtu se e ashtuquajtura qeveri e Kosovës pagoi energjinë elektrike për serbët në veri”, shkruan B92.

Më tej, media serbe shkruan se Rama tha se Kosova ka plotësisht të drejtë për reciprocitetin e targave me Serbinë, por duke theksuar se dialogu është zgjidhja e vetme për këtë çështje.

Kjo vizitë e Ramës në Prishtinë vjen fill një javë pas nisjes së tensioneve në Veri të Kosovës dhe qartazi kryeministri shqiptar kësaj radhe u rreshtua në krah të Prishtinës.

LEXO EDHE: “Manovrat e Serbisë, teatrale”/ Rama në konferencë me Albin Kurtin flet për tensionet në veri: E drejta është me Kosovën dhe pikë! Serbia duhet të…

“Nuk kam pasur bisedë me vëllaun Vuçiç”/ Rama ironizon nga Prishtina: S’ka asgjë për të ndërmjetësuar. I takon Albin Kurtit që…

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura