Rama studentëve në Kinë: Ajo çka ka më shumë rëndësi është të realizosh gjërat

Sep 11, 2014 | 19:26
SHPËRNDAJE

Edi Rama ne Universitet

Kryeministri, Edi Rama në vijim të vizitës së tij në Kinë ka mbajtur një leksion në Universitetin e Financës dhe ekonomisë të Tianjinit, një nga 15 universitetet më të mira në Kinë. Duke u shpjeguar studentëve konceptin e “Rilindjes”, slogan me të cilin erdhi në pushtet, Rama shprehet se për koalicionin qeverisës në Shqipëri, rilindje nënkuptonte, para së gjithash, një ndryshim të qasjes ndaj qeverisjes, që do t’u jepte qytetarëve një qeveri të njerëzve për njerëzit dhe një kabinet qeverisës të udhëhequr nga ndjenja e detyrës jo e pushtetit. Megjithatë,  shton më tej kryeministri, kam mësuar një gjë gjatë punës sime të përditshme, që ajo çka ka më shumë rëndësi është të realizosh gjërat. 

“Qeveria jonë e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013 me moton e Rilindjes është e vendosur të ndryshojë modelin ekonomik të vendit, që, si burim kryesor të të ardhurave ka pasur remitancat nga emigracioni e si sektorin më jetësor, industrinë e ndërtimit.

Kjo është arsyeja pse në çeljen e një shtegu të ri që çon në zhvillim ekonomik, jemi të vetëdijshëm se na duhet të mendojmë me maturi e të shfrytëzojmë në mënyrë të mençur vendndodhjen tonë në zemër të Evropës, pasuritë natyrore e popullsinë e dytë më të re të kontinentit europian.”- është shprehur Rama

Kryeministri theksoi po ashtu se deri në fund të këtij mandati synon, që të paktën 70% e pronarëve të tokave, të zotërojnë titujt e plotë të pronësisë mbi tokën e tyre, duke eliminuar në këtë mënyrë pengesat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm, si informaliteti dhe çështjet e pronësisë.

Në të njëjtën kohë, duke ndërmarrë reforma në tatime e dogana, reformën administrative, si edhe duke zhvilluar një proces të vazhdueshëm liberalizimi e novacioni, qeveria po trajton një sërë problemesh që janë thelbësore, qoftë për ekonominë, ashtu edhe për shoqërinë, ttha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura