Rama sqaron socialistët: S’ka bashkëqeverisje me PD-në. As komplot ndaj LSI-së

Jun 4, 2017 | 17:20
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama tha sot ne komunikimin javor në “Facebook” se nuk do të ketë bashkëqeverisje me Partinë Demokratike, ndërsa tha se nuk ekziston asnjë komplot ndaj partive të vogla.

1496586011ramaaaaaaaaaa“Mos i dëgjoni fjalët për bashkëqeverisje me PD dhe komplot ndaj partive të vogla, asgjë nuk është e vërtetë. Në pjesën e parë bëmë shumë, por në pjesën e dytë do të bëjmë shumë më shumë”, tha Kryeministri.

Rama tha se vota duhet përdorur për të ardhmen, jo për tifozllëk. “Përdoreni votën jo për të bërë tifozllëk, por për të investuar besimin tuaj tek unë dhe PS, për të mos e lënë në duart e llogarive të tjera.

25 qershori nuk është një ndeshje futbolli ku shkojmë si tifozë, qendra e votimit nuk është stadium, por një qendër vendimmarrje për veten dhe shoqërinë, për besim te skuadra që do të ndërtojë Shqipërinë. Vota nuk është bileta e një tifozi, por një letër me vlerë që vendos shumë”, tha Kryeministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura