“S’ka vend pa krime, në Gjermani u përdhunuan 60 femra në një natë”

Feb 6, 2016 | 11:02
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë Edi Rama, duke ftuar sa më shumë shqiptarë t’i bashkohen PS-së, që po bën shtetin e munguar e duke numëruar reformat e suksesshme është ndaluar edhe në situatën e rendit dhe sigurisë në vend.

rama-takim-me-pensionistet-per-cmimin-e-energjise3Sipas Ramës, nuk ka vend pa krime, Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe situata nuk ka asnjë lidhje me atë të dy vite e gjysmë më parë.

“Ku nuk ndodhin krime, në vendin më të sigurtë të Evropës, në njërin nga sheshet më të mëdha të atij vendi, natën e  Vitit të Ri, u deklaruan mbi 60 vajza e gra të përdhunuara, për të mos folur për plot e plot raste të tjera. Cfarë dua të them me këtë, dua të them që është shumë e lehtë, por shumë e turpshme dhe mendjelehtë që pas cdo krimi që ndodh të çohesh dhe të baltosësh Policinë e Shtetit sepse njerëzit nuk janë aq mendjelehtë sa politika i ka kujtuar dhe njerëzit dinë shumë mirë ta bëjnë dallimin”- tha Rama.

Sipas tij, policia është shëmbëlltyra e besimit të shumicës, se ka ende shumë për të përmirësuar, por padyshim nuk ka të krahasuar me 2,5 vjet më parë.

“Për c’ka po bën Policia është arsye t’u themi njerëzve eja në PS, se PS është forca e transformimit që po sjell shtet”- tha ai.

Deklarata e Ramës vjen nga aktiviteti i radhës për anëtarësimet e PS në Durrës, i cili vetëm së fundi ka regjistruar një sërë vrasjesh. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë në Elbasan u shënua një tjetër masakër me 3 viktima dhe 8 të plagosur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura