Rama: PD, çetë e llumit e zullumit. Edhe demi i Zoologjikut s’do sillej si këta, nëse njëri nga këta s’do ishte kryebashkiak i Tiranës

Mar 26, 2015 | 13:33
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, e ka cilësuar sulm të pashoq kundër prokurorisë qëndrimin e opozitës mbrëmë në Këshillin e Mandateve, ku u miratua heqja e imunitetit të deputetëve Doshi e Frroku, që mori aprovimin përfundimtar në seancën e sotme plenare.

Rama duke folur në seancë

“Mbrëmë u godit në mënyrë kriminale organi i akuzës si pjesë e themelit të sistemit të drejtësisë, duke folur për vërtetësinë e muhabeteve të një gangoje nga Fushë-Kruja, e për historia që nuk kanë lidhje me deputete dhe vendimin tonë. Këshilli nuk është as prokuroria e as gjykatë e nuk janë as për të dëgjuar prokurorët apo avokatët, por deputetin e për ti përcjellë Kuvendit raportin. Këto mund të duken gjëra që kanë rëndësi të dorës së dytë por këto janë kthyer në problem madhor për këtë kuvend, se është kthyer kjo hapësirë në mundësi për të baltosur vetveten dhe Shqipërinë, duke i dhënë gjithë komunitetit ndërkombëtar pamjen e papranueshme që e përkthyer në një shfaqje figurative është e barabartë me atë videon e kopshtit zoologjik, njësoj, ato fjalime e ajo propagandë është njësoj si ai sulmi i demit në kopshtin zoologjik, pa asnjë ndryshim e nuk ka lidhje me misionin tonë këtu”, tha Rama.

Kryeministri tha se edhe pse ka pakënaqësi për punën e prokurorisë për një sërë çështjesh madhore, siç u shpreh ai, maxhoranca në asnjë rast “s’kemi vënë në dyshim prokurorinë, por e kemi inkurajuar”. 

“S’kemi si të jemi të kënaqur me prokurorinë kur një sërë çështjes të tjera madhore mbeten sot e gjithë ditën të pazbardhura e të pandëshkuara. Por kjo s’na ka penguar në asnjë koment të mbështesim prokurorinë e të mos i bëhemi për asnjë arsye pengëse politike”, tha Rama në seancë plenare. 

“E të mos diskutojmë asnjëherë nga pozicioni politik i shumicës vendime të prokurorisë që kanë çuar në arrestim apo ndjekje penale të njerëzve të identifikuar me PS dhe të identifikuar si figura të PS…

Këta jemi ne, s’kemi një parim kur bëhet fjalë për të folur në hava dhe një sjellje në shkelje të këtij parimi kur bëhet fjalë për të mbajtur qëndrime konkrete për raste konkrete”, tha Rama.

Duke akuzuar për ngjarjet e 21 janarit qeverisjen e djeshme, Rama tha për opozitën: “Janë një çetë e çoroditur që meriton vetëm shpinë e oficerave e çdo të enjte këtu na sjell duhmën e shtëpisë së oficerave…

Do ta kthejë parlamentin në një klub, ku flitet përçart nga fillimi deri në fund, ku pengohet publiku për të dëjguar se çfarë ligjesh propozon shumica…. Janë çetë e llumit dhe zullimit…”. 

Kreu i qeverise, Rama ka qene i vendosur teksa ka perseritur faktin se shpifja do te jete veper penale e denueshme me ligj. Ai i eshte kthyer per te disaten here krahesimit te situates ne Kuvend, sipas tij per faj te opozites, me ate qe ndodhi ne Kopshtin Zoologjik te Tiranes, per te cilin nuk ka lene pa atakuar direkt kreun e bashkise, Basha.  

“Të jemi gati që një orë e më parë të bëjmë atë që kanë shumë vende të BE, Franca një nga vendet më të mëdha të Be në kodin e vet ka të sanksionuar nga 201 denoncimin shpifës si vepër penale që dënohet pa asnjë diskutim, denoncimin shpifës si vepër që duhet të mbajnë përgjegjësi ata që merren me politikë, nuk e përdorim mandatin për të shkarravitur njëri-tjetrin si ato qëniet e lëna pa zot në Kopshtin Zoologjik, edhe demi nuk do sillej si këta nëse njëri nga këta nuk do ishte kryetar i bashkisë së Tiranës”, tha Rama. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura