Rama: Shqipëria e Serbia të bëjnë për Ballkanin, atë që Franca me Gjermaninë bënë për Europën. Në pritjen e Vuçiçit, flamuri dhe himni serb

May 26, 2015 | 9:50
SHPËRNDAJE

“Ne presim thellimin e bashkëpunimit me Serbinë, dhe që së bashku të ecim në rrugën e paqes dhe integrimit evropian, me besimin se Shqipëria dhe Serbia, populli shqiptar dhe serb, mund të bëjë për Ballkanin sot atë që Franca dhe Gjermania, francezët dhe populli gjerman bëri për Evropën pas Luftës së Dytë Botërore”. Kështu është shprehur kreu i qeverise shqiptare Edi Rama, cituar nga e perditshmja Danas, vetëm një ditë para vizitës së kryeministrit serb në Tiranë.

Lajmi ne Danas

 

Rama ka theksuar se rajoni duhet të jete bashkepunues, duke rikujtuar besimin në vizionin dhe vullnetin e kancelares gjermane në lidhje me të ardhmen e Ballkanit.

“Jo vetëm për shkak se ne ndajmë të njëjtin vizion dhe bindjen se Europa sot ka nevojë për Ballkanin, si dhe vendet e Ballkanit kanë nevojë për Evropën, por edhe për shkak se ne jemi të vetëdijshëm se, në qoftë se ne nuk do të punojmë së bashku për të ardhmen, ne jemi të gjithë të kërcënuar nga kthimi i së kaluarës”- tha Rama.

Sipas tij, nuk ka dyshim se bashkëpunimi i ndërsjellë për të përcaktuar jo vetëm fatin e shqiptarëve dhe serbëve në të ardhmen, por edhe për fatin e projektit të një Evrope të bashkuar, si projektin më të madh të paqes e njerëzimit.

Rama ka thënë se gjatë vizitës së Vuçiqit, për herë të parë, në përputhje me protokollin shtetëror, do të ngrihet flamuri i Serbisë dhe do të luhet himni serb.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura