“Rama shkoi në Samit si çeço”- Spiropali i përgjigjet Tabakut: I thoshit tradhtar, vëllai i Vuçiç! Sipas zukatjeve të Joridës…

Jun 23, 2022 | 11:08
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali iu është përgjigjur deklaratave të deputetes së PD-së, Jorida Tabaku se “Rama shkoi me një këmbë, si çeço” në Samitin e Bashkimit Europian.

Nga foltorja e Kuvendit, ajo iu drejtua Tabakut duke thënë se dy ditë më parë opozita e konsideronte kryeministrin “tradhtar dhe vëlla të Vuçiç”, ndërsa sot thonë ishin ata që e detyruan të shkonin atje.

Megjatë shtoi ajo, kryeminitri ka punë mjaftueshëm në Samitin e BE-së dhe s’ka kohë të merret me garën e brendshme të BE.

“Këtë garë që e keni me njëri-tjetrin doni ta transferoni tek ne dhe kusuri ynë të vijmë këtu dhe t’ju përgjigjemi ju, doni edhe kryeministrin madje t’ju përgjigjet, se nuk ka punë mjaftueshëm në samitin e BE-së, ku sipas zukatjeve të Joridës paska vajtur me një këmbë, se para dy ditësh thoshit nuk do të shkojë, tradhtari, vëllai i Vuçiçt. Kur kryeministri deklaroi se po shkonte thatë: e detyruam ne se ju s’dini ç’thoni, shumë e thjeshtë është. Ka punë të tjera shumë më të rëndësishme, por taksirati im s’kam çfarë bëj”, tha Spiropali.

LEXONI EDHE: “Me një këmbë shkoi, si çeço”- Samiti i BE/ Tabaku: Rama bëri të fortin e lagjes, mblodhi edhe trimat e rajonit, por…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura