“Rama shfaqje cirku me vaksina të pa certifikuara”/ Tritan Shehu: Shqipëria krahasohet me Afrikën Qendrore për vaksinimin

Mar 28, 2021 | 10:30
SHPËRNDAJE

Mjeku i njohur Tritan Shehu, kandidat i Partisë Demokratike për deputet, thotë se Shqipëria barazohet me Afrikën Qendrore sa i përket numrit të personave të vaksinuar.

tritan-shehu-770x430

Ndërsa thekson se Rama bën shfaqje cirku me vaksina të pa certifikuara, Shehu thotë se kryeministri kërkon të fshehë gjendjen tragjike ku ndodhet vendi.

Reagimi i plotë:

Rama organizon “shfaqje cirku” vaksinash të pa certifikuara, për të fshehur faktin qe Shqipëria renditet ne fund te Botes për nivelin e vaksinimit e pasojat e Covid.

Keto vijne nga keq menaxhimi mbi një vjeçar i epidemisë, qe po paguhet me numrat nga me te larte ne bote te humbjeve te jetëve te qytetareve e mjekeve, infeksioneve te larta ditore, pa mundesise per tu testuar, mjekuar ne kushte spitalore e te pershtareshme, shpenzimeve personale ambulatore per te, mos trajtimit si europianet edhe per vaksinimin, etj.

Sipas observatorit britanik ne qendrojme ne nivelin Afrikano Qendror me 2,16 doza (jo vaksinime) per 100 banore, kur mezatarja boterore eshte 6,76, duke perfshire dhe vendet me te prabambetura,

Nderkaq Kryeministri ne ikje kerkon te fshehe kete gjendje tragjike me teatralitete, duke perdorur ato vaksinat ruse e kineze te ardhura, njera nga Emirate tjetra nga Turqia, vaksina te pa certifikuara nga agjensia Europiane, Amerikane apo Britanike.

Asnje e dhene shkencore e profesionale nuk behet publke per efikasitetin e tyre, nivelin e komplikacioneve, fazat e cilesine e eksperimentimit te tyre.

Institucionet shteterore pergjegjese qe duhet te beje keto, si Komiteti Covid, Komitetit i Vaksinave, Agjensia e Barnave etj vazhdojne te heshtin, duke harruar se heshtja nuk i perjashton nga pergjegjesite.

Aq me shume kjo, kur jo shume kohe me pare po keto institucione, si dhe Ministria e Shendetesise e deri te Kryeministri vete, deklaronin se ne Shqiperi nuk mund te hyjne vaksina te pa certifikuara nga EMA ose FDA.

Ndersa sot cdo gje kthehet “koke poshte”, pa asnje argument profesional e komunikim zyrtar, duke trajtuar keshtu qytetaret shqiptare si “te dores se dyte” perballe atyre europiane.

Ne keto kushte kur vihet ne loje siguria e shqiptareve, shendeti masiv i popullesise, jeta e tyre dhe kur heshtja qeveritare eshte e plote, institucionet pergjegjese duhet te reagojne.

Sidoqofte tashme me 25 Prill do te reagoje publiku i gjere, i cili meriton po ato standarte, cilesi e nivele sigurie edhe per vaksinat ashtu si qytetaret e vendeve te tjera te BE.

165795190_2929957547241224_6510102461343959803_n

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura