“Rama sheh veten në ëndërr para togave të zeza për vilën në Surrel”

Feb 10, 2016 | 18:51
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri, Sali Berisha thotë se kreu u qeverisë, Edi Rama me miratimin e variantit të ligjit për Byronë Kombëtare, e cila bie në kundërshtim më rekomandimet e Komisionit të Venecias, po bllokon Reformën në Drejtësi. Berisha thotë se ligji i miratuar nga Kryeministri e bën Ramën Kryeprokuror dhe Kryehetues të vendit.

edi-rama (1)

Sipas Berishës, Rama kërkon të bllokojë Reformën në Drejtësi pasi “e ka tmerr sepse ai shef veten në endërr gjithnjë para togave të zeza për sarajet e Surrelit dhe pallatin 5-katësh pa asnjë lloj fature!”

Rama heq masken, ai doli cullak per bllokimin e reformes ne drejtesi!

Sali Berisha

Te dashur miq, me ne fund Edi Rama hoqi masken, doli cullak dhe votoi haptas per bllokimin e reformes ne drejtesi.

Rama, per realizimin e ketij bllokimi sot miratoi ne qeveri ligjin per Byrone Kombetare te Hetimit, te hedhur poshte nga Komisioni i Venecias si nje ligj qe ben Ramen krye-prokuror dhe krye-hetues te vendit, pra qe ben te mundur qe te jete ai qe do te diktoje hetimin dhe akuzen e cilit do ai ne te gjitha fushat.

Me kete akt, duke hedhur poshte rekomandimet e Komisionit te Venecias, te cilat nuk lejojne drejtimin nga jashte te saj, pra nga Policia, as dhe varesine prej saj, Rama deshmoi se ka tmerr nga reforma e vertet e drejtesise, e cila e nxjerre jashte kapjes politike, jashte duarve te zeza te tij drejtesine e vendit.

Rama hoqi masken dhe faktoi se ai nuk pajtohet me parimet e Venecias per sistemin e drejtesise ndaj dhe do te bllokoje me çdo kusht reformen e drejtesise, nga e cila ka tmerr sepse ai shef veten ne enderr gjithnje para togave te zeza per sarajet e Surrelit dhe pallatin 5 katesh pa asnje lloj fature!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura