Rama sfidon Berishën dhe Bashën për Byronë, reagon kreu i PD-së

Feb 11, 2016 | 17:12
SHPËRNDAJE

Pas debatit të gjatë në Kuvend lidhur me projektligjin për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook duke sfiduar hapur opozitën.

rama-dhe-basha2

Partia Demokratike, e cila fillimisht bëri thirrje për dërgimin e projektligjit në Kuvend për miratim, u tërhoq nga kompromisi duke pretenduar se, projektligji i miratuar në Këshillin e Ministrave nuk është ai për të cilin kanë rënë dakord.

“Soli & Loli thonë s’është ky drafti i dakordësuar për Byronë e Hetimit! Po mirë atëherë cili është drafti i dakordësuar? Tregojani publikut”, shkruan Rama.

Basha: Byroja të jetë pjesë e Prokurorisë, jo e Policisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama në debatin që vazhdon lidhur me ligjin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Basha shprehet, se projektligji i miratuar nga Rama në Këshillin e ministrave është rrëzuar nga Komisioni i Venecias në rekomandimet e dhëna për Reformën në Drejtësi. Sipas Bashës, Byroja miratohet si organ i Prokurorisë dhe jo i Policisë.

“Dielli me shoshë dhe e vërteta me rrena nuk mbulohen dot. Drafti që solli Rama sot në Parlament ra më 21 dhjetor kur foli Venecia e tha se Byroja nuk mund të ketë drejtim tjetër veç prokurorisë. E ftova publikisht 3 herë ta miratonim me ndryshimin e Venecias dhe tha do të pres prapë Venecian. Tani luan blofin me draftin e skarcuar. S’i kam faj unë që njihet si gënjeshtar i certifikuar nga Brukseli në Honolulu”, shkruan Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura