“Rama s’është normal”/ Qytetarët flasin për shembjen e “Prestige Resort”: Hakmarrje dhe sulm! Ajo që ndodhi ishte krim

Dec 5, 2022 | 17:48
SHPËRNDAJE

Qytetarët e konsiderojnë sjellje hakmarrëse të kryeministrit Edi Rama shembjen e “Prestige Resort” dhe e dënojnë ashpër këtë sulm.

prestigeok

Të pyetur nga gazetarët, qytetarët në Durrës dhe Tiranë thonë se largimet masive nga vendi sipas tyre kanë shkak pikërisht goditjen në mënyrë të shëmtuar të biznesit te ligjshëm dhe fjalës së lire.

Për News24 ata thonë se Rama e ndërmori këtë veprim të paligjshëm në shenjë hakmarrjeje, duke lënë mes të tjerash edhe shumë të papunë. Qytetarët thonë se investitorët duhet të përkrahen nga qeveria.

QYTETARËT DURRËS

-Shumë gabim!! Çfarë t’i themi më ne, ai po bën çfarë i do qejfi.

-Vetë i ka dhënë leje dhe ua prishi.

-Atë që po bën ai nuk e ka bërë njeri.

-Mos e lejo ta ndërtojë në qoftë se është kundër rregullave. Ai paska fuqi të jashtëzakonshme kryeministri. Mund të prishë, mund të bëjë çfarë të dojë.

-Unë mendimin e kam shumë të keq, të ikin gjithë shqiptarët, gjithë rinia.

– Ai nuk është një njeri normal. Ato që mendon natën i bën ditën. Ka nxjerrë pa punë gjithë ato familje. I kam në pallat, burrë e grua, kanë dalë pa punë me fëmijët nëpër shkolla. Është njeri anormal, se të ishte normal nuk i bënte këto veprime. Ai bën propagandë sikur ishte pa dokumente, por pse shkonin ata kur ishte pa dokumente.

– Më la përshtypje shumë të keqe, pavarësisht ka apo s’ka leje. Nuk mund të flas për Edi Ramën se ndiej një urrejtje. Jam durrsak i vjetër. Për mua është zero. Nuk tregohet zgjuarsia me tritol. Po kaq mend duhet t’i ketë. Kur s’e do populli, jo 200-300 militantë, po populli, merr e ik.

-Në qoftë se ka qenë me leje, turp i Zotit! Turp i botës, nuk kam çfarë të them. Është sulm, që gjithkush vjen nga jashtë e vjen sjell 5 lekë këtu, më mirë t’i mbajë atje në bankë deri sa të jetojë. Fëmijët i kam jashtë, nuk e gjejnë vendin këtu.

Këta janë ca faqezinj që nuk ua merr mendja. Qenë baballarët e tyre, tani janë këta. na kanë dhënë bukë me hurma. më i poshtë nuk ka. Ai do t’ia japë lekët atij.

-Është një veprim jo normal i një kryeministri të vendit. Për mua është hakmarrje ndaj një biznesmeni të ligjshëm që është i suksesshëm. Ka një prapavijë tjetër. Nuk është normale fare-fare. A e ka me leje e ka, ç’punë ka, lër organet e drejtësisë.

-Këta njerëz nuk po mendojnë për popullin fare. Për punëtorët më vjen shumë keq. Duhet të gjendet një zgjidhje.

QYTETARËT TIRANË

-Na ka ardhur keq që është prishur. Gjithë ajo ndërtesë, krim.

-Na ka ardhur keq, qeveria kështu vepron. kryeministri ynë nuk do t’ia dijë për asnjë. Mirë që nuk thotë ndonjë ditë do ju ndaloj dhe ajrin. Dëgjo ku do shkojë vend tjetër.

– Barbari e vërtetë, kryevepër turizmi. Tregon ambiciet e veta personale. Nuk mendon kurrë për popullin. Nuk ka ngritur rrogat, pensionet, rinia po largohet. Specialistët po largohen. Akt vandal që nuk e bën as fashizmi. Me urrejtjen më të madhe për kryeministrin që bëri atë veprim.

– Këtu bën gjithçka Edi Rama. Ky është shteti ynë. Në kundërshtim me ligjin. Çfarë bën ai me bandat e tij.

– Ishte një gjë e bukur, s’duhet të shembej, të pritej gjykata. Të prishësh gjithë atë ndërtesë.

-Më keq nuk ka. Atje ka shkuar gjithë udhëheqja ka ngrënë e tani i fut tritolin.

– Nëse ishte me leje nuk duhet të prishej. Kryeministri çfarë thotë sot nuk thotë nesër, me të merreni akoma.

– Më mirë gjobite se sa ta shembësh.

Nuk ka më poshtërsi Edi Rama se që e ka bërë atë veprim. Ky vetëm njeri nuk është. 8 katëshe, vetëm prej inati. Maskara burrë, nuk ka Shqipëria tjetër.

– Në mënyrë absolute nuk ndodh kështu në Itali.

– Nuk është normale fare, është krim.

– Pyet ky kryeministër? Ky do mbahet mend si kryeministër i shkatërrimit, i tritoli. Nuk pyet as për gjykatë. Jam shumë i shqetësuar.

-Shumë gabim ka bërë, Edi Rama është i pabesë.

Edi Rama është një halabak. Ai ishte një resort bukuri e rrallë.

– A e inauguroi vetë Rama dhe tani e shemb, për çfarë arsye, shumë krim.

– Gjëja më e shëmtuar që kam parë në jetën time. Nuk e prisja të bëhej një veprim i tillë, pasi ishte i ligjëruar.

– Për faqe të zezë, tjetri punon një jetë të tërë dhe ti ia prish. Mos e lër ta ndërtojë që në fillim zotëri. Prandaj ikën rinia. Ne mirë na i bëjnë kur nuk çohemi po rrimë. Prandaj mos u mërzisni kur ikën rinia. Jashtë i kam dhe nuk u them të vijnë.

Lekët ka për t’i marrë ai, por nga ne do paguhen.
-Kryeministër nuk ka Shqipëria, ka vetëm një plehrë. Fatkeqësi që qeverinë këto.

-Ai që ka ndërtuar atë kulën e vet ku e mori lejen? Atje t’ia vejë minën.
-Makabër, nuk hidhen paret e tjetrit në tokë ashtu. Ta detyrosh të ulë kokën, por jo t’ia hedhësh mallin në tokë.
-Qeveria ka vepruar në mënyrë skandaloze, investitorët duhen përkrahur.

-Shenjë hakmarrje patjetër, ose mos e kishe lejuar që në fillim.
-Ai vetë firmos, vetë prish, s’ke besim as në ligj as asgjëkundi.

-Për mendimin tim duhet ta paguaj Rama, jo atë por çdo ndërtesë që prish. Anarki e paparë!

-Taksirat i popullit, se fiton gjyqin jashtë dhe do paguhet nga ne. Nxitim, duhej parë më me nerva të qeta

-Ky për mua është veprim arrogant i kryeministrit.

-E shikoj që është si hakmarrës si kryeministër, në një gjë ti ngelë ‘hatri’, e ka vetë vulën prapë…

-Shumë keq/ Marrë nga BW

© Panorama.al

Te lidhura