Rama: Serbia duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë. Ne mund ta ndihmojmë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për të zgjidhur konfliktin, por…

Jun 8, 2021 | 21:33
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nga Bullgaria ka kërkuar që Serbia të njohë sa më parë pavarësinë e Kosovës. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, kjo duhet të kishte ndodhur më parë, pasi çdo ditë që kalon është vonë.

“Duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë, cdo ditë që kalon është një ditë më tepër që vonon atë cka është gjëja e duhur për tu bërë, por shpresoj që nëpërmjet dialogut dhe interesave njohja e ndërsjellë do të vijë më herët sesa vonë”, tha Rama.

Sa i takon qëndrimit të Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, Rama u shpreh se Shqipëria është mes dy vendeve mike. Ai u shpreh i gatshëm për të ndihmuar, por tha se në fund duhet të jenë vetë  dy vendet për të zgjidhur situatën.

“Qëndrimi ynë si Shqipëri është qëndrim për të cilin askush nuk duhet të na ketë zili. Jemi mes dy miqve që s’kanë të bëjnë me ne. Por gjërat janë këto që janë dhe procesi është i ndërtuar në një mënyrë të tillë që duhet respektuar ashtu sic është. Nuk jemi këtu për të mbajtur anë. Jemi thjesht duke shpresuar dhe mbështetur faktin që të dyja të flasin dhe ta zgjidhin mes tyre. Nëse është nevoja, ne jemi gati të ndihmojmë, por ndihma jona është thjesht të themi ju lutemi flisni, komunikoni, sepse këto çështje mund të bëhen më të ndërlikuara. Sa më shumë të flasësh për ta aq më shumë ndërlikohen nëse nuk ka vullnet të përbashkët për ta zgjidhur dhe për të shtrënguar duart, jo nëpërmjet palëve të treta. BE po bën një purine të jashtëzakonshme, por në fund i takon bullgarëve dhe Maqedonisë se Veriut që të dalin bashkë nga kjo situatë”, u shpreh Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura