Spahiu: Rama rrëzohet sot në Kuvend, PD- LSI kanë shumicë me 76 vota

Jul 21, 2016 | 8:35
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që PS dhe PD janë përfshirë në një debat të fortë në orët e vona të 20 korrikut, Kreshnik Spahiu del me një variant të ri.

Kryetari-i-Kuvendit,-Ilir-Meta-dhe-Kryetari-i-PD,-Lulzim-Basha,-gjate-ceremonise-se-shenjterimit-te

Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, kreu i Aleancës Kuq e Zi shkruan Rama është rrëzuar dhe maxhoranca e re në Kuvend me PD dhe LSI do të ketë 76 vota.

Ndërsa sipas Spahiut, Rama ka ngelur vetëm me Shpëtim Idrizin.

“ LAJM i FUNDIT. RAMA RA: Dolën parashikimet / Për ju që nuk e besuat. Nesër mocion mosbesimi për Kryeministrin dhe zëvendësimi i tij me një kryeministër të ri, JO socialist. PS+PDIU=64 vota. Ben Blushi dhe shokët e tij nuk u shitën por refuzuan milionat e krye-maskarait. Selami, Bregu dhe Patozi i ribashkuan me PD. LSI sapo u bashkua me opozitën Anti-Rama. Meta s’mund të priste që Bukëshkali Rama ta groposte. Koalicioni i Opozitar PD+LSI+PDK+PR+PA+PBDNJ+LZHK = 76 VOTA. Zgjedhje të reja me qeveri teknike”, shkruan Spahiu.

kreshnik spahiu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura