Rama: Reformat me të cilat nisim punën në shtator. Batuta me ekspertët e Harvardit: Hajdeni t’ju bëj ministra

Jul 30, 2015 | 10:09
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me me grupin e ekspertëve të Harvardit me te cilët nuk kane munguar edhe batutat. Rama tha për këtë gruup të rinj ekspertësh që “po të ishin në Shqipëri mund të ishin ministra”.

Ai i ftoi te vijne serish ne Shqiperi, teksa tha se ne mes te Europes mund te gjejne nje Amerike Latine te vogel. “Keta qe kane ardhur jam i bindur qe do vijne serish. Jam i gatshëm ti bëjmë këshilltarë të minstrave, agjencive kombëtare. Sigurisht s’jemi në gjendje ti paguajmë aq sa këta meritojnë por do t’u japim gjëra që këta si marrin dot…me Amerikën Latine nuk konkurojmë dot, por fakti që mund të gjejmë një amerikë Latine te vogel ne mes te Europes, eshte një avantazh konkurues i joni ne krahasim me Kilin, Argjentinën, Venezuelën po e po…Ka shumë gjëra që europianëve jo latinë s’ua shpjegojmë dot kurse amerikano-latinët kur vijnë në Shqiperi e kuptojnë me mire”,- tha Rama.

Teksa eshte ndalur ne reformat qe do te nise qeveria ne shtator.

Rama ne takimin e sotem
Rama ne takimin e sotem

“Në shtator ne do vazhdojmë me këtë filozofi dhe do hapim kantiere reformash të ngjashme, të ujit, për të siguruar që sistemi ynë i ujësjellsave që është një sistem i falimentuar në mënyrë spektakolare të kthehet në një sistem që të garantojë furnizimin me uje por edhe të mbajë vetveten.

Qëllimi ynë është të ulim taksat, pra objektivi final i kësaj beteje që do fillojmë në cdo aktivitet kundër informalitetit është që të ulim takast, por që të ulim taksat për të gjithë duhet në rradhë të parë të sigurojmë që të gjithë do të paguajnë.

Për këtë arsye jemi përgatitur per te nderhyre tek Doganat, Tatimet, Inpoektoriatin e Punës, pasi pjesë është edhe skllavëria e punës në të zezë. Kemi hotele të tëra që figurojnë me një punonjës e gjysmë, një punëtore dhe pronari, part time, dy veta, kjo s’mund të vazhdojë.

Do bëjmë një ndërhyrje në kodin penal për evazionin, do shtrëngojmë shumë masat penale.

Për të siguruar që bankat të njohin vetëm deklaratat tatimore dhe jo të marrin bilance ilegale, për të dhënë apo jo kredi,. vetëm deklaratën tatimore. Se bëjmë dot këtë me një goditje se s’mund ti lëmë me një supertaksim, por i japim kohë deri në 1 janar të 2018 dhe në fund fare bizneset ti përgjigjen ligjit me një bilanc te deklaruar në tatime, që punon me bankat”,- u shpreh shefi i qeverise.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura