Rama: Reforma do nxjerrë tymin e zi nga pallati i drejtësisë (ironizon PD me fitoren)

Jul 22, 2016 | 0:57
SHPËRNDAJE

Në fjalën e kryeministrit Edi Rama në foltoren e Kuvendit, pak para votimit të reformës në drejtësi u vunë re tone kritike, të ashpra në lidhje me sjelljen e opozitës në orët e fundit. Ai ka falenderuar të gjithë aktorët që kanë marrë pjesë në këtë proces teksa ka theksuar se ko reformë do i nxjerrë tymin e zi pallatit të drejtësisë duke paralajmëruar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar se siç tha ai i pret fshesa e hekurt e pastrimit të vetingut.

Rama mban ne duar Draftin e Reformes Kushtetuese
Rama mban ne duar Draftin e Reformes Kushtetuese

Fjala e Ramës:

Nëse do vendosja një ditë të shkruaja një libër kronologjik për historinë e këtij procesi e të rreshtoja çmë kanë parë sytë e çmë kanë dëgjuar veshët në shqip e anglisht, jam i bindur se s’do gjendej një lexues i vetëm për të besuar ato që do lexonte.

S’besoj se do ta shkruaj ndonjëherë se do sekëlldiseshin disa përfaqësues të popullit këtu në këtë sallë dhe do tronditej një bashkësi e miqve të popullit shqiptar.

Pa këta miq, votimi i kësaj reforme s’do ishte i mundur, për të shuar farën e keqe të një politike me 7 koka, që e bëri drejtësinë shesh dhe Shqipërinë mendon si ta shfrytëzojë padrejtësisht.

Ndaj ishte aq e vështirë të nxirrje tymin e bardhë të kësaj reforme, që do nxjerrë tymin e zi nga pallati i drejtësisë.

Që nga ambasadorët e pranishëm në këtë sallë, ai i SHBA dhe BE, të cilët e meritojnë një duartrokitje jo vetëm falenderimi por edhe ndjese, e më pas deri tek presidenti Obama, Kancelarja Merkel, Hollande, Renzi pa harruar sekretarin e shtetit Kerry, Mogherini, Hahn dhe në fund miken e shtrenjtë Nuland.

Një falenderim me gjithë zemër se këta miq të paçmueshëm i dhanë shprehje një angazhimi të jashtëzakonshëm …populli shqiptar të fillojë dhe të marrë mbrapsht hakun e ngrënë padrejtësisht prej 25 vitesh.

Shqiptarët që sonte ndjekin fundin e kësaj odiseje të gjatë dhe para pak orësh s’e besonin dot se reforma në drejtësi do bëhej e thellë, e vërtetë, e certifikuar ndërkombëtarisht, do ju jenë mirënjohës miqve tanë të mëdhenj SHBA dhe BE dhe do i mbajnë mend me figurë dhe me emër miqtë e shtrenjtë.

Nëse në këtë konsensus jemi të gjithë nga pasioni për drejtësi, ose një pjesë siç thotë populli nga malli dhe një pjesë nga halli, vota e sotme do çelë siparin e një revolucioni të shumëpritur në drejtësi.

Ata që kanë hyrë në arenën e politikës për të shërbyer dhe jo rrëmbyer do jenë krahë për krahë me aleatët ndërkombëtarë, të cilët do jenë me një rol kushteutes. Ky proces s’do ketë asnjë hap më të lehtë se sa ky që hodhëm sot.

Dua të siguroj gjykatësit e prokurorët e korruptuar, se do i fshijë fshesa e hekurt e vetingut, do mbështeten nga OMN në një luftë të egër me killerat parallinj të drejtësisë së korruptuar shqiptare dhe me politikën e mbrapshtë e cila s’do heqë dorë asnjë ditë e natë për të ndalur rrugën që ka nisur.

Ndjesë aleatëve tanë të paepur, ndjesë sepse as SHBA as BE, dhe as ky popull i lidhur me zemër e mendje me Evropën e Amerikën, se meritonin të shihnin shpërthmin e një vulgariteti, politike hikeqare, delirante, që humbi cdo sens të realitetit e na bëri gazin e borës. Mirënjohje SHBA dhe BE.

Duke i uruar PD sa më shumë fitore si ajo e djeshmja, i ftoj ta votojnë reformën”,- tha Rama.

Ndërkohë që pak minuta para se të merrte fjalën Rama, Meta ia ka lënë drejtimin e seancës Valentina Leskajt dhe u rikthye në kohën që nisi votimi i draftit.


Rama para miratimit te reformes ne drejtesi by PanoramaVideo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura