Rama reagon pas ultimatumit të Donald Lu për Reformën në Drejtësi

May 4, 2016 | 16:28
SHPËRNDAJE

Pas deklaratës së fortë të ambasadorit amerikan në Tiranë në Komisionin e posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, ka ardhur dhe reagimi i Kryeministrit, Edi Rama.rama_web-thumb-large

Ai shkruan se, Partia Socialiste është e gatshme të votojë në Parlament këtë reformë.

“Asnjëherë më dakord se sot me ambasadorët e SHBA-BE! Koha e ballos me maska po mbaron. PS gati të votojë që sot Reformën në Drejtësi”, shprehet Rama.

Donald Lu ishte shumë i qartë në ultimatumin e tij duke kërkuar që drafti për këtë reformë të miratohet sot në Komisionin e posaçëm Parlamentar.

Lu paralajmëroi edhe ata që do të tentojnë ta bllokojnë këtë reformë dhe kërkoi që deri në fund të muajit qershor, procesi të jetë i përfunduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura