Rama reagon ndaj akuzës së Berishës për ndryshimin e emrit

May 26, 2016 | 18:22
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzën e bërë në Parlament nga ish-Kryeministri, Sali Berisha për ndryshimin e emrit.146359643718516_RAMA-SINKRON_19_4

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se nga Edvin, Kryeministri e bërë emrin në Edi, pas një krimi të ndodhur në Spanjë.

Në reagimin e tij, Rama shprehet se, kjo është një “gur në lumë” që hedh ish-Kryeministri për ta kthyer në çështje dite.

“Gjithë lajmeve për shejtanbudallallëqet e Saliut u shkon veç një titull: “Hedh një budalla një gur në lumë, 100 të mençur s’e nxjerrin dot””, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura