Rama: Qeveria nuk ndryshon, s’kemi deputetë në Kuvend që kanë probleme me ligjin

Jul 31, 2015 | 10:20
SHPËRNDAJE

Qeveria nuk do të ndryshojë përbërjen e saj edhe pas dy vitesh drejtimi të vendit. Kryeministri Edi Rama i ka mbyllur derën dje të gjitha zërave për rishikim të kabinetit qeveritar. Në një konferencë për shtyp ku foli për punën e muajve të fundit ai tha se nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar kabinetin qeveritar.

Rama ne konferencen e sotme per shtyp
Rama ne konferencen e sotme per shtyp


Në 300 ditët e treta do merrni një rifreskim të kabinetit?

Rifreskimin qeveria do ta bëjë gjatë pushimeve të gushtit. Qeveria do të vazhdojë kështu siç është. Nuk kemi plan të bëjmë ndryshime në qeveri. Nuk shohim arsye për ti bërë.

Në jug ende nuk jepet kuponi tatimor. Ka një plan qeveria?

Në shtator do nisim një tjetër operacion të madh që do jetë i ngjashëm me atë të energjisë,  territorit dhe mbylljes së universiteteve. Do jetë operacioni kundër informalitetit. Parlamenti do trajtojë masat rënduese penale kundër evazionit fiskal, kundër kontrabandës dhe punës në të zezë. Mosmbajtja e kasës fiskale do të ndëshkohet shumë rëndë.

Dekriminalizimi, është artikuluar edhe nga ndërkombëtarët, jo vetëm emra, por ju kanë nxitur SHBA, a do kemi në shtator një higjenë të partive politike, konkretisht në PS?

Nuk shoh probleme higjenike në PS, të kësaj natyre dhe të asnjë natyre në fakt. Së dyti, ne e bejmë se kjo është detyra jonë të tjerët flasin, ajo punë ju ka mbetur, ne cështjen e pastrimeve do ta trajtojmë ligjërisht. Kemi punuar për atë që jemi zotuar dhe me sesionin e ri, diskutimi është a do jetë pjesë e reformës integrale a do jetë ligj më vete, por ne do kalojmë ligjin për të penguar të gjithë ata që kanë pasur rekorde kriminale të gjykuara, jo të presupozuara, të kenë aktivitet politik apo të përfshihen në administrata publike. Sipas periudhave, llojit të krimeve etj. S’jemi aspak të gatshëm të bëjmë gjueti shtrigash, gjuetinë e shtrigesve ju e dini kush e ben, klubi i gjuetarëve të mbetur nga regjimi i Enver Hoxhës. Ka modele, ne kemi marrë si pikë referimi modelin e Italisë, ka shumë pika të arsyeshne, mbi atë model do veprojmë.

Ambasada amerikane foli troc duke thënë se është turp për politikën shqiptare te kete deputete me rekorde kriminale, emrin e keni të deputetit, keni ndonje koment?

Në kushtet e sotme, në Parlamentin e Shqipërisë, nuk ka njerëz të cilët kanë probleme me ligjin, por në kuptimin, s’ka që kanë rishtaz, s’janë futur në parlament njerëz që kanë pasur probleme të hapura me ligjin. Kam qenë i pari që kam kërkuar dëshmi penale. Gjykime të ndodhura shumë larg në të shkuarën apo edhe afër por përtej kufirit të dëshmisë penale, adresohen me ligj nëse duam ti adresojmë, dhe ne do i adresojmë me ligj. Kjo për mua është të perballesh me një fenomen që është i padëshirueshëm. Ndërsa këto luftërat që i ngjajnë formave inkuiziconale, dhe s’marrin parasysh kontekstin, janë të paparanueshme…Këtu politika adreson fenomene, për këtë janë politikat. Duke adresuar fenomenin ata që përfshihen në atë kaudër kanë kufizimin e tyre. Ata që janë dënuar edhe e kanë kryer dënimin në kushtet e Kushtetutës dhe ligjit ne Shqiperi dhe ne vendet e Evropes, janë persona të cilët kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen. Sikur PD të kishte pasur vizion, s’kanë ku ta gjëjnë, dhe vullnet, ne do ta kishim bërë me kohë ligjin. Pritëm propozimet e tyre, na erdhën ca pacavure. Ne s’mundëm të shkonim pas atyre pacavureve, tani do shkojmë ne ta cojmë draftin dhe do ta miratojmë draftin me ose pa ata. Në zgjedhjet e ardhshme ky fenomoen do jetë i përballuar, do jetë i shtritë edhe në administrata. Ne nuk kemi kandiduar asnjë njeri me rekorde kriminale, se për mua rekorde kriminale janë ato që janë të gjykuara, qoftë edhe në shkallën e parë, ndalime, hetime, përpunime, këto janë pjesë e procesev që nuk kanë vlerë nga pikëpamja e gjykimit.

Keni plan për përshkallëzimin e TVSH? Ku konsiston ulja e taksave?

Ulja e TVSH për energjinë për familjarët është një premtim që do ta mbajmë, por do ta mbajmë kur ta përballojë sistemi. Kujt do t’ia bënim ne TVSH-në 6%? 320 mijë konsumatorëve që nuk ishin fare të regjistruar? Do bëjmë një ulje drastike të TVSH dhe te turizmi. Nuk kemi plan për përshkallëzim TVSH-je si mekanizëm. Përsa i përket uljes së taksave nuk besojmë se ato janë të larta. Së dyti ka hapësirë për të ulur taksat me kushtin që të rrisim bazën. Mesazhi im për ata që nuk paguajnë taksa është: pushime të mbara, përgatituni për në shtator. Kush është pa kasë fiskale do ti bëhet sekuestrimi i gjithë mallit, herën e parë. Herën e dytë do shkojë edhe si mall fizik, personal, në gjykatë për ndjekje penale.

Keni planifikuar vizitë në Greqi ose anasjelltas? Çfarë do ndodh me marrëveshjen e detit?

Unë e kam ftuar kryeministrin e Greqisë dhe do ta pres kur të jetë e mundur. Nuk kam plan të vizitoj Greqinë. Është një humbje që nuk bëhen dot kërkime në atë zonë. Nuk besoj se ne mund ta dorëzojmë atë pjesë të territorit tonë për shkak se duhen bërë kërkime. Kërkime do të bëhen vetëm kur të sqarohet se kujt i përket ai territor. Ai territor i përket Shqipërisë. Kemi rënë dakord me Greqinë që nëse nuk bihet dakord se kujt i përket ai territor do ta vendosë një palë e tretë.

Deri ku është e gatshme mazhoranca të ndërhyjë për ristrukturimin dhe ndryshimet kushtetueve, për KLD…?

Reforma në drejtësi është ndërtuar me një parim, do ta bëjnë ekspertët, do ta votojë Kuvendi. S’do ta bëjë politika, dhe s’do jetë një reformë negociatash poolitike.

Si është e mundur që ka edhe deputetë si Blushi që se shikojnë me këtë sy ekonominë. Pyetja e dyte, si janë marrëdhënniet e PS me LSI dhe tuajat me zotin Meta?

Besoj që për shkak të detyrës termometrin e mbani ju, unë s’kam termometër për marrëdhëniet. Së pari, sikur të ishte një PS që ku të gjithë do ti shikonin të gjitha njësoj, s’do ishte më PS, ajo do quhej Partia Demokratike e Shqipërisë. 

Ju vetë ku do t’i kaloni pushimet?

Unë jam i detyruar që të ndjek djalin e vogël dhe djali i vogël s’mund të shkojë askund tjetër përvecse afër Vunoit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura