Rama publikon sloganin e ri, Spiropali pozon me zëvendësin e saj – FOTO

Sep 7, 2018 | 19:24
SHPËRNDAJE

Pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka bërë publik dhe sloganin e zgjedhjeve vendore që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Në faqen zyrtare të Kryeministrit në Facebook, është publikuar mesazhi dhe logo që do të shërbejë për fushatën që paraprin zgjedhjet e qershorit, “E gjithë vëmendja tek ty”.

 

Rama 1

Një tjetër vendim i Asamblesë së PS-së, zhvilluar paraditen e kësaj të premteje ishte zgjedhja e Elisa Spiropalit në pozicionin e Sekretares për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat në PS.

 

rama 2

Ndërsa Nënsekretari saj është zgjedhur, një ndër figurat historike të Partisë Socialiste, ish deputeti, Petro Koçi.

Ish deputeti i PS-së në të kaluarën ka mbajtur dhe postin e Sekretarit Organizativ të Partisë Socialiste, një ndër funksionet më të rëndësishme të selisë rozë. Ndërkohë që sot, Petro Koçi është zgjedhur nga Asambleja e PS-së si zëvendësi i Elisa Spiropalit.

 

spiro 1

Këtë moment të rëndësishëm, Spiropali e ka ndarë me ndjekësit e saj në faqen e Instragramit ku pozon së bashku më ndihmësin e saj,

“Sekretariati i PS për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat në dispozicionin tuaj. E lumtur që do punoj me një socialist safi dhe njeri flori”, thekson Spiropali në faqen e saj të Instragramit.

spro 2

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura