Rama publikon pamjet e ndërtimit të urës më të lartë në rajon pjesë e Rrugës së Arbrit: Ëndrra 100 vjeçare e dibranëve realitet i prekshëm

Apr 1, 2021 | 18:59
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, duke theksuar se me përfundimin e urës më të lartë jo vetëm në Shqipëri dhe me ndërtimin e bajpsit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur.

Rama thotë se përfundimin e kësaj vepre, bëhet realitet ëndrra 100 vjeçare e dibranëve.

Reagimi i plotë:

Ja edhe ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon!

??Për këtë vepër shumë komplekse u desh të hapen fillimisht, tuneli 3 dhe 4, që pastaj të ngriheshin themelet e saj.

Me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e bajpasit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur?

?Edhe pak durim dhe ëndrra 100 vjeçare e dibranëve do të jetë realitet i prekshëm nga të gjithë?

#ShqipëriaeArdhmjaJonë⭐️

#SkaKohëPërPushim??‍♂️

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura