Rama publikon lajmin e mirë: Mbi 11 mijë vaksina Pfizer vijnë në Shqipëri. Ja sa qytetarë do vaksinohen deri në qershor

May 31, 2021 | 21:27
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama të hënën tregoi se 11 mijë e 700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri.

edi rama

Lajmi është publikuar nga vetë kryeministri Rama në profilin e tij zyrtar në Facebook, i cili thekson se deri më tani qeveria ia ka dalë të kryejë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit.

Postimi i plotë:

Kryeministri Edi Rama në facebook:

#ShqipëriaBuzëqesh?

Sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri?

Deri tani ia kemi dalë të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit ??

#SkaKohëPërPushim??

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura