Rama publikon foton me Zahon dhe Lindën/ Ja ku ndodhet dhe çfarë shkruan për vendin turistik malor

Oct 31, 2020 | 19:20
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në veri të Shqipërisë.

rama me zahon

Në Facebook, Rama ka publikuar një foto me djalin e tij të vogël Zaho dhe bashkëshorten Linda në një nga bujtinat tradicionale në Valbonë.

Teksa shfaqen edhe me maska, ata kanë shkrepur një foto me djalin e tyre.

“Në bujtinën tradicionale të Kolë Gjonit, një shembëlltyrë e pasionit për punën në mes të një spektakli magjepsës të natyrës, ku Kola bashkë me gruan e djemtë presin e përcjellin vizitorë shqiptarë e turistë të huaj, duke e ndërtuar suksesin prej vitesh pa lëvizur nga vendi, teksa të tjerë po kthejnë sytë çdo vit e më shumë kah Valbona, me projekte interesante e me dëshirën për ta zbuluar këtë thesar mahnitës të Shqipërisë, ndërkohë që ne vazhdojmë të investojmë për ta mbështetur këtë zbulim me infrastrukturë, modele zhvillimi si Qendra e Re Turistike, financime direkte për bujqësinë, blegtorinë, bujtinat, si edhe zgjidhjen e problemit të vjetër të pronësisë”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura