Rama ‘provokon’ me videon e Golikut: Labëri jo…

Sep 25, 2018 | 17:38
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka vijuar postimet në faqen e tij zyrtare në Instagram. Përveç postimeve politike, kryeministri e përdor Instagram-in për të ndarë momente nga e përditshmja e tij.

Kështu, sot, kryeministri ka shpërndarë disa video në Instastory nga krahina e Labërisë. Rama ka postuar çaste nga momentet në Nivicë, ku ka filmuar një kope me dhi, ku dëgjohet zhurma e zileve të tyre. Nuk mund të mungonte në këtë udhëtim të kryeministrit, grupi i famshëm i kësaj zone, grupi i Bënçës me në krye Golik Jaupin.

Jaupi ishte protagonist i videos ku këndohej në nder të ish-diktatorit Enver Hoxha, bashkë me kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi.

“Labëri, jo shaka! Ndërsa në vargjet e këngës thuhet: Labëria ime, malet si supe mbi mëngë, sipër detit të argjendtë”, shkruan Rama në Instagram.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura