Rama prezanton strategjinë për energjinë: Qytetarët mund të jenë aksioner në OSHEE

Mar 26, 2018 | 11:32
SHPËRNDAJE

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe kryeministri Edi Rama kanë prezantuar sot strategjinë kombëtare të energjisë e cila është më perspektivë deri në vitin 2030.

Kryeministri Edi Rama në prezantimit të strategjisë deklaroi se qytetarët mund të jenë aksionet në OSHEE.

rama-energjia

“Në harkun e pak viteve të kemi një hapje 100% të tregut të energjisë. Sot falë këtij procesi ne kemi nisur përgatitjet për një tjetër hap shumë të rëndësishëm që besoj do të krijojë një atmosferë të re në marrëdhëniet mes konsumatorëve dhe OSHEE, por dhe do të çojë në një shkallë tjetër modernizimin e kompanisë, transparencën e punës së kompanisë dhe efikasitetin e saj. Shpresoj që deri në fund të këtij viti të jemi gati që tu ofrojmë qytetarëve shqiptarë mundësinë e pjesëmarrjes si aksionerë në kompaninë e shpërndarjes së energjisë, me ambicien që vitin e ardhshëm kompania të kthehet në një kompani ku pjesëmarrja masive e qytetarëve si aksionerë do të ketë një benefit reciprok”, është shprehur Rama.

Më tej Rama deklaron se “humbjet e energjisë elektrike janë përgjysmuar dhe do të arrijnë deri në 10% në vitet e ardhshme dhe thekson harmonizimin me tregun rajonal.”

Sipas kryeministrit Rama, vendosja e ligjshmërisë për energjinë elektrike është thelbësore, për të mos pasur humbje si më parë që i afroheshin 50 %.

Kompania e energjisë elektrike vlerësohet më shumë dita ditës dhe se transformimi që bëmë i shumë i rëndësishëm në këtë sektor,” tha kryeministri Edi Rama në prezantimin e Strategjive Kombëtare të Energjisë Elektrike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura