Rama prezanton projektin e Teatrit të Ri, Basha: Barbari mbi historinë dhe talibanizëm kulturor

Mar 12, 2018 | 23:16
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme Kryeminsitri Rama mblodhi artistët dhe sipërmarrësit e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar duke prezantuar edhe projektin se si do të duket teatri i ri.

Prishja e godinës së vjetër është kundërshtuar nga vetë artistët por edhe nga opozita.

basha

Sërish në një  reagim në rrejtin social “facebook” kreu i Partisë Demokratike e ka quajtur prishjen e Teatrit kombëtar një barbari.

“Në vend të Teatrit Kombëtar, do të ngrihet një tjetër bllok gjigand betoni. Talibanizëm kulturor dhe historik dhe një tjetër skemë grabitqare PPP, nga një tjetër klient që do të rrëmbejë tokë publike dhe do ndërtojë kulla”, shkruan Basha.

Postimi i plotë:

Barbaria e Edi Ramës mbi historinë, kulturën dhe kryeqytetin nuk ndalet. Me shembjen e Teatrit Kombëtar do të shuhet pëgjithmonë një pjesë e historisë, do të prishet një vepër e trashëgimisë kulturore, do të shkatërrohet më shumë harmonia urbanistike dhe arkitektutore e qytetit.

Në vend të Teatrit Kombëtar, do të ngrihet një tjetër bllok gjigand betoni. Talibanizëm kulturor dhe historik dhe një tjetër skemë grabitqare PPP, nga një tjetër klient që do të rrëmbejë tokë publike dhe do ndërtojë kulla.

Një tjetër skemë e padëgjuar në botë për ndërtimin e veprave publike. Një tjetër zhvillim me godina të larta, paratë për të cilin nuk dihet nga vijnë. Një tjetër vepër korruptivo-kriminale e Edi Ramës.

 

29103219_1814043241980182_2801048623863824384_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura