DEBATI/ Shoqëria Civile përplaset me Gardën, s’lejohet të futet në prezantimin e projektit të stadiumit

Apr 29, 2016 | 14:59
SHPËRNDAJE

Përfaqësues të Shoqërisë Civile nuk janë lejuar të futen në sallën ku kryeministri Edi Rama po prezanton projektin për stadiumin e ri “Qemal Stafa”.

perplasjaMes përfaqësuesve të Shoqërisë Civile që nuk janë lejuar në sallë janë Fatos Lubonja, Gjergj Bojaxhi, Andi Bushati, Ylli Rakipi etj.

“Kjo është qartazi një dëgjesë e mbyllur me shoqërinë e pushtetit”- ka thënë BOjaxhi i mbetur jashtë sallës së dëgjesës.

Pjese nga perplasja 

Lubonja: Se kuptoj a ishte për publikun e hapur kjo, thotë Bojaxhiu që nuk hyj dot.

Personi që i ndalon: Këtu është pronë private dhe nuk keni të drejtë ju, thotë përfaqësuesi

Lubonja: Pse e bën këtu kryeministri,

Bushati: e organizon qeveria, kush do na ndalojë ne

Lubonja: Ku është takimi? Ore jeni në terezi apo jo

Rakipi: Hapeni ore rrugën. Gjithë ky shtet ndalon 5 vetë, hapeni ore rrugën

Lubonja: Nuk e lënë me privatin, ky është skandal kemi thënë ne ky është privatizimi i shtetit, kulmi i degjenerimit te shtetit, shikoni ca transparence, skandal, paturpesia s’mund te arrije deri ketu

Bushati: Eshte prone private vlla, kane kap edhe Edi Ramen privatet e kane trembur


Shoqeria Civile perplaset me Garden, nuk i… by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura