Rama prezanton nismën e re: Këtë vit, shkollë për drejtorët

Sep 6, 2018 | 17:39
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama prezantoi një nismë nga Elbasani, ku u ndal këtë pasdite: Një shkollë për drejtorët e shkollave.

Rama

“Këtë vit shkollor, se s’po jap datë, nis shkolla e drejtorëve. Drejtoret e shkollave do kenë një shkollë të tyre. Nuk mundet dot të vazhdojmë të synojmë më shumë nëse kemi këtë nivel drejtimi të shkollave. Kemi hequr 300 drejtor shkollash, jo për politikë dhe nuk i  kemi zëvendësuar me politikë. I kemi zëvendësuar duke u kërkuar të bëhen drejtorë 300 mësuesit më të mirëve në bazë të pikëve që kanë marrë, por nuk mjafton. Ose s’është e thënë të një mësues i mirë dhe të jetë drejtor shumë i mirë”, tha kreu i qeverisë gjatë fjalës së rij në takimin me mësues ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta.

takimi

“Kështu që shkolla e drejtorëve do të jetë një shkollë për të trajnuar në mënyrë të caktuar menaxherët e shkollave dhe kjo do të ndryshojë shumë gjëra besoj. Ashtu si dhogë trajnimi i mësueseve ka ndryshuar rrënjësish si praktikë dhe si mundësi. Ndryshe nga siç ishte deri dje”, shtoi ai.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura