Rama prezanton Gurrën në Librazhd, batuta për Ballën: Po s’u përgjigja dot unë, atë s’ka pyetje që e kap gafil

May 25, 2015 | 18:21
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama prezantoi pasditen e së hënës kandidatin e Partisë Socialiste në Librazhd, Fatmir Gurra. Në fjalën e rastit Rama sulmoi kreun e PD-së Lulzim Basha duke thënë se në krye të Bashkisë së Tiranës nuk ka bërë asnjë punë. “Katër vjet burri i botës nuk ka bërë asgjë. Zero. Dy vitet e para ia këputi gjumit dhe këto dy vitet e fundit u zgjua nga gjymi kur i thonin me zgjohu burrë e bëj ndonjë punë. Ndërkohë që në këto zgjedhje, ka tre arsye themelore për të marrë pjesë të gjithë në votim dhe për të votuar kandidatët tanë pa dallime partiake”,-deklaroi Rama.

Kryeministri Edi Rama ne Librazhd

Nga ana e tij, deputeti socialist i këtij qyteti Taulant Balla deklaroi se në Librazhd në këto 18 muaj janë bërë më tepër investime se në kohën e qeverisje së djathtë. “Sot jam më krenar se sot jemi këtu për të filluar rilindjen e Bashkisë Librazhd. Duket që bashkia nuk ka pasur njerëz të zotë për t’u kujdesus, se në dritare është akoma numri 44. Edhe letrat e PD-së nuk janë hequr. Kastriot Gurra do të jetë drejtuesi i ri i Bashkisë Librazhd, por kjo nuk mjafton pa votuar PS-në në Këshillin Bashkia”,-tha Balla. Sipas tij, asnjë nga anëtarët e këshillit bashkiak në Librazhd nuk është rikandiduar, pasi sipas tij, ai këshill nuk ka funksionuar më parë. 

Rama pranoi që: “Jemi larg destinacionit në cdo sektor, por është e sigurt që kemi marrë drejtimin e duhur..bashkitë janë një fuqi e madhe, një forcë që i bashkangjitet gjithë kësaj force të madhe që kemi krijuar këto 18 muaj, por s’mund te vazhdonim ashtu sic e kishin nisur të tjerët para nesh se sot do ishim në grop, në kolaps energjitik”,- tha ai.

Ndersa nuk ka kursyer batutat per Taulant Ballen: Mund te beni pyetje, se ja ku e kemi edhe Ballen, po s’u përgjigja dot te gjithave sot Taulantin këtu e kemi , s’ka pyetje që e kap gafil”.

“Grave amanet burrat, merrini për dore çojini në drejtimin e duhur’,- vijoi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura