Rama prezanton Bufin në Reskovec, thirrje grave që të mbështesin kandidaten e PS-së në 21 qershor

May 24, 2015 | 16:50
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidaten e Partisë Socialiste për Bashkinë e Reskovecit, Majlinda Bufi. Kreu i qeverisë tha se kandidatja e PS e ka treguar si ligjvënëse e Qarkut të Fierit se di të bëjë punë dhe se është e aftë për ta përfaqësuar denjësisht këtë bashki.

Kryeministri Edi Rama ne Reksovec

“Majlinden e kemi vendosur jo vetëm se është grua, por s’ka më burrë këtu për të bërë punën. Se kështu për të bërë karshillëk përballë shtëpisë, burrat janë të vetmit, por kur shkoni në shtëpi dhe mbyllet dera, ata e dinë”,-deklaroi Rama. Duke iu drejtuar grave të kësaj zone, Rama tha se duhet t’i bindin bashkëshortët apo të afërmit e tyre që të votojnë për kandidaten e PS-së në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Për sa i përket qeverisjes së majtë në këto 18 muaj, Rama tha se ende nuk është bërë aq sa duhet, por mjaftueshëm sipas tij, krahasuar me situatën në të cilën qeveria që ai drejton e mori vendin pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura