Rama premtoi subvencione për qiramarrësit, Basha i bën thirrje: Nëse është e vërtetë, duhet sa më shpejt…

Apr 3, 2020 | 20:28
SHPËRNDAJE

bashaaa

Lideri i opozitës Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të akordojë sa më shpejt fondet për subvencionimet që i lajmëroi më herët shefi i qeverisë, për personat që me qiratë e pronës së tyre mbajnë frymën.

Në një intervistë me Abcnews, Basha u shpreh: “Para pak minutash, ka thënë që do bëjmë subvencione për qiramarrësit. Nëse është e vërtetë, duhet të akordojë sa më shpejt fondet për subvencionet. Uroj të jetë e vërtetë, se unë nuk kam si e vërtetoj kur deklaratat bëhen me Facebook”.

Sipas kreut të PD, “ka plot hapësira në buxhet pa qenë nevoja as për të rritur borxhin, koncesionet, shpenzimet operative, 100 mln euro investime publike, ja ku janë 260 mln euro. Me këtë paketë s’mund të bësh asnjë nga gjërat e domosdoshme sot”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura