Rama poston foton e mitingut të PD-së: Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht! Ja mesazhi që ka për qytetarët

Apr 3, 2021 | 16:38
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të një prej grumbullimeve të PD-së në Tiranë, si dhe një foto të qytetarëve që janë duke mbajtur radhën për t’u vaksinuar, në Koplik.

ramaaa

Ndërsa thekson se vaksinimi dhe infektimi vazhdojnë paralelisht, Rama shprehet se kjo është një provë kokëfortë, që sipas tij, qytetarët duhet të vendosin se kë zgjedhin mes tyre në 25 prill 2021.

Postimi i plotë:

Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si nje provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill:

  • Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit;
  • Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje tëposhtë të krejt Shqipërisë;
  • Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona;
  • Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet…

*Vaksinimet në Koplik dhe infektimet në mes të Tiranës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura