Rama piu kafen në lokalin ku Briseida Shehaj kaloi adoleshencën dhe rininë

Sep 2, 2015 | 12:24
SHPËRNDAJE

Lajmi i ditës mëngjesin e sotëm ishte dalja në terren e kryeministrit për të parë se si po ecën operacioni kundër informalitetit.

rama te kapricioAi së bashku me drejtorin e Komunikimit dhe drejtoreshën e Tatimeve, Briseida Shehaj ka zgjedhur lokalin “Capriçio” në zonën e ish bllokut për të pirë kafen e mëngjesit.

Dalja e kryeministrit u shoqërua edhe me filmimet e zakonshme të televizioneve dhe disa fotografive të shkrepura nga fotografja e tij.

Por këshilltarëve të kryeministrit u ka shpëtuar fakti se lokali ku Rama do të shkonte në mëngjes, fiks një muaj më parë (në 4 gusht) është pezulluar dhe gjobitur nga Ministria e Shëndetësisë pasi tregtonte akull të ndotur.

Megjithatë zgjedhja e Capriçio-s duket se është bërë për një arsye.

Këtë vend e njeh mirë drejtoresha e Tatimeve, Shehaj, e cila ka kaluar adoleshencën dhe rininë në këtë ambient.

Njoftimi i Ministrise se Shendetesise ne 4 gusht
Njoftimi i Ministrise se Shendetesise ne 4 gusht

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura