Rama ‘kërcënon’ Gruevskin: Pa ‘Ohrin’ Maqedonia s’hyn në NATO, të bëhet transparencë për Kumanovën

May 20, 2015 | 20:31
SHPËRNDAJE

Të patolerueshme e ka quajtur kreu i qeverisë, Edi Rama,  përzierjen e terrorizmit në tragjedinë e Kumanovës, duke shtuar se “po ashtu e patolerueshme do të jetë për qeverinë dhe shtetin shqiptar  është e patolerueshme vonesa dhe mungesa e transparencës dhe drejtësisë për terrorin dhe dëmet që pësuan banorët e pafajshëm të Kumanovës”.

Rama gjate takimit te Ministrave te Brendshem te Rajonit

Gjatë fjalës që mbajtur paraditen e sotme në takimin e ministrave të Brendshëm të Rajonit për luftën kundër ekstremizmit, Rama është ndalur edhe në atë që ndodhi në Kumanovë, duke bërë thirrje për drejtësi dhe transparencë.  

“Nuk mund të mos them dy fjalë për Maqedoninë dhe tragjedinë e Kumanovës ku fatkeqësisht fjala terrorizëm dhe fjala shqiptarë u bënë bashkë në një përpjekje të rrezikshme për ti dhënë terrorizmit një prapashtesë etnike dhe etnisë një parashtesë paragjykuese, kjo është e papranueshme jo vetëm për ne, por për interesin e Maqedonisë. Asgjë më e gabuar, më e rrezikshme nuk mund të na ndodhë të gjithëve ne në këtë betejë kundër terrorizmit sesa të përziejmë termin terrorist në trajtimin e cështjeve që nuk kanë të bëjmë me terrorizmin, por me demokracinë e me fenomene që nuk janë kërcënime terroriste, por shprehje të problematikës së ngarkuar të degradimit të demokracisë”,- tha ai. 

Rama theksoi se Shqipëria do një Maqedoni të qëndrueshme por jo të pajetueshme. “Demokratike për të gjithë që duhet të jetë pjesë e NATO por s’mund të bëjë pjesë në NATO pa garantuar vlerat dhe parimet e që bëjnë  NATO jo klub ushtarak, por aleancë të popujve dhe vendeve demokratike në mbrojtje të paqes dhe të drejtës së cdo populli për të jetuar i lirë dhe për të qenë i mbrojtur nga kërcënimi i jashtëzakonshëm i terrorizmit. Maqedonia nuk bën pjesë në NATO pa garantuar marrëveshjen e OHRIT”- tha Rama.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura