REPLIKAT/ Rama përplaset sërish me Dhomën Amerikane të Tregtisë

May 24, 2016 | 18:32
SHPËRNDAJE

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka lëshuar kunja ditën e sotme sërish ndaj Dhomës Amerikane të Tregtisë, teksa merrte pjesë në një konferencë për luftën ndaj informalitetit.


Rama thumbon Dhomen Amerikane te Tregtise by gazeta-panorama

Rama, teksa renditi sukseset e qeverisë së tij, nuk harroi të hidhte thumba ndaj Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Teksa fliste për luftën ndaj informalitetit, Rama tha se “disa kryetarë dhe përfaqësues dhomash tregtish kanë qenë kundër luftës ndaj informalitetit, pra kundër formalizimit të ekonomisë”.

Ai gjithashtu tha se këta përfaqësues dhomash tregtish të huaja flasin për investitorë të huaj që largohen nga Shqipëria, duke iu referuar “Bankers Petroleoum” dhe koncesionarit të aeroportit.

“Nuk ka patur gjermanë në aeroportin e Rinasit. Se dëgjoj që flasin ikën gjermanët. Nuk pasur gjermanë. Ata kanë ikur me kohë. Po këta përfaqësues dhomash thonë se po ikën Bankers-i. Ai s’ka ikur thjesht po shitet. Por ne s’mund të lejojmë kompani me dy bilance, një për bankat dhe një për tatimet. Çdo kompani duhet të paguajë taksat”, tha Rama.

Ai më pas foli dhe mbrojti sistemin e taksës progresive që qeveria e tij ka aplikuar që prej vitit 2013.


Rama thumbon Dhomen Amerikane te Tregtise by gazeta-panorama

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura