Rama përplaset me Tabakun, deputetja: Fol me respekt. Kryeministri: S’e dija që ishe zonjë

May 5, 2016 | 14:21
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka debatuar sot me deputeten demokrate Jorida Tabaku, dhe fjala këtu ishte për edukatën dhe mënyrën se si kryeministri flet për deputetët dhe deputetet e opozitës.20160505_182117_05051673-2_MnGg6yH

“dëgjova zonjën apo zonjushën se nuk jam i qartë për statusin, citove Freedem House e the pikjatë, me ca kuraje e bën këtë gjë, nuk e di apo vazhdon këngën e mjerimit në mënyrë robotike edhe ti, po ta lexoj unë…”

Deputetja Tabaku pas fjalës së kryeministrit u ngrit e nervozuar në foltoren e Kuvendit dhe i kërkoi Ramës që herë tjetër të flasë me respekt për gratë e krahut të djathtë politik.

“Kur të flasësh herë tjetër referohu me respekt. Është e paimagjinueshme që një kryeministër të rrijë të diskutojë se cfarë bën një deputete është e martuar apo e pamartuar, diskutimi banal të bëhet në këtë nivel…vini këtu dhe ofendoni kur ato kriminelë si keni sot këtu për të na kërcënuar ne”.

Rama iu përgjigj kështu:


Rama përplaset me Tabakun, deputetja: Fol me… by gazeta-panorama

Shumë e nderuar deputete, ju kërkova ndjesë dhe faleminderit që ma sqaruat zonja deputete se nuk e dija, se di në cilin libër të edukatës e ke mësuar që mund të më drejtohesh mua me ti, ne s’njihemi, mbase koha mund të na njohë, por me ti s’mund të më drejtohesh për të më predikuar edukatë.

Nëse ka një gjë që bijtë e bijat e këtij kryeqyteti është se janë me edukatë.

Është e vështirë të jesh robot dhe të dalësh nga teksti, kur duhet të përballesh me dikë që të vë përballe me një tekst tjetër, bie në lapsuse”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura