Rama ‘përplaset’ me Kaprin e Pogradecit: Mos punësoni kushërinjtë e militantët e zemrës

Apr 29, 2016 | 13:27
SHPËRNDAJE

Mes replikash është shoqëruar takimi i sotëm i kryeministrit Rama me kryebashkiakët e vendit, lidhur me reformën e ujit.

rama-kapriKreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri gjatë fjalës së tij ka numëruar një listë të gjatë me problemet me të cilat përballet bashkia.

Por, Rama e ka ndërprerë në mes duke i kujtuar se nuk është mbledhje për “vajtimet e bashkive”.

“Kjo nuk  është mbledhje për vajtimet e bashkive, jemi mbledhur për ujin dhe reformën e ujit, na thuaj sa ke ndërmend të flasësh, na jep orar që disa të shkojnë të hanë bukë e të kthehen kur të mbarosh ti”- tha Rama.

Kapri ka vijuar më tej, duke theksuar “pikërisht te reforma doja të ndalesha, duhet të vihemi në dijeni se burimi që ndodhet në territorin tonë i jepet bashkisë tjetër, e mira është të konsultohemi që të vihemi në dijeni për mundësitë reale”.

Në përgjigje, Rama nuk e ka lënë pa thumbuar Kaprin. “Organikat e bashkive janë më të fryra në rajon, keni drejtori që mund ti shkurtoni, keni drejtori strategjish e muhabetesh që janë pa asnjë përmbajtje, shkurtoni ato shtoni të tjera, mos krijoni buxhetin për të marrë në punë kushërinjtë dhe militantët e zemrës, nëse e bëni e nëse këshilli ua miraton, është gjë që e bëni ju, por kjo nuk është arsye që të ankoheni pse s’u jep qeveria njerëz dhe fonde për të paguar njerëzit”- tha Rama.


Rama perplaset me Kaprin e Pogradecit by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura