Rama përplaset ashpër me deputetin Bujar Leskaj në Kuvend: Ulu të thashë! Nuk je duke pirë raki me kërma!

May 23, 2022 | 20:25
SHPËRNDAJE

Seanca plenare e kësaj të enjteje u shoqërua me debate të ashpra mes kryeministrit Rama dhe deputetit të Partisë Demokratike Bujar Leskaj, në lidhje me krimet e komunizmit. Shaka për nxitjen e debatit u bënë ndëryhrjet nga vendi të deputetit Leskaj, teksa kryeministri po jepte mendimin në lidhje me nostalgjikët komunistë që festojnë ende 5 Majin me fotografitë e Enver Hoxhës.

Rama i kërkoi deputet demokrat me tone të larta që të ulej dhe mos ta ndërpriste pasi nuk ishte duke pirë raki, por se ishte në Kuvendin e Republikës.

Rama: Ulu se nuk je duke pirë raki. Ulu të thashë! Se nuk je duke pirë raki me kërma. Ulu!

Ça problemi ke ti me ata që dalin me yll atje?

Ti e ke patur në oborrin e partisë tënde bolshevikun dhe e ke problemin me ata.

A më pyete dhe më the çfarë mendon për ata? Unë mendoj që ata janë viktima të nostalgjisë së tyre dhe nuk më bën asnjë përshtypje. Ju jeni viktima të ideologjisë së Enver Hoxhës. Ua kam thënë shkodranëve Enver Hoxha nuk mund t’ua merrte hakun ndryshe duke i lënë në atë errësirën dhe zhulin e asaj që janë sot.

Ju jeni njësoj siç do donte hasmi juaj, do thoshte Gjergj Fishta.

Kur vjen puna për të burgosurit dhe të përndjekurit është ta qepni gojën se, mos të flisni fare, se sa herë ju flisni ata rrotullohen në varr.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura