Rama përlotet në mbledhje teksa numëron viktimat: Këto familje do hyjnë në shtëpi urgjent

Nov 30, 2019 | 7:48
SHPËRNDAJE

Teksa ka numeruar viktimat e termetit tragjik, kryeministri Rama eshte perlotur live ne mbledhjen e qeverise. 1575009309_rama

Pasi ka bere nje bilanc te demeve gjithnje paraprak e sipas te dhenave operative, Rama ka theksuar se familjet e vitkimave te termetit do te jene te paret qe do te perfitojne banesat me urgjence. ‘Jetet e humbura nuk mund t’i kthejme dot, por familjet e viktimave do te merren me urgjence e do te pyeten se ku duan te qendrojne, ne jemi gati tu opfrojme banesa ne Tirane’- tha Rama.

Me tej ai porositi drejtuesit e grupit operacional, duke u thene: ‘Ketyre familjeve do tu thuhet se ku deshirojne te rrijne, ata do te futen ne shtepi urgjent. Ky eshte akti i pare eshte akti i dorezimit te apartamenteve te te gjitha ketyre familjeve do te behet ne kohe rekord. Jemi gati dhe kemi arredimin për 6 apartamente në Thumanë, por ju lutem një komunikim në Thumanë që të dimë dëshirën e tyre. Dhe ky është akti i parë që dhe  bërë në kohë rekord. Ne jemi gati, komunikimi të na sjellë gatishmërinë e tyre nëse duan të vijnë në Tiranë, si ata të Thumanës, si ata të Durrësit’- tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura