“Rama peng i pushtetit dhe perversitetit”, Meta: Skandali “McGonigal” është një “thikë në zemër” për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, “Rilindja” është strehë e imoralitetit

Feb 2, 2023 | 20:25
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se skandali “McGonigal” është një “thikë në zemër” për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

BeFunky-collagega (2)

Komentet Rama i bëri gjatë një interviste për News 24, ku tha se kryeministri Edi Rama është peng i pushtetit dhe perversitetit dhe sipas tij “Rilindja” është kthyer në strehën e imoralitetit në Shqipëri.

Meta foli gjithashtu edhe për heshtjen e Bashës për këtë çështje, ku tha se ish-kryedemokrati mund të jetë shantazhuar me një dosje nga Rama dhe McGonigal dhe më 17 maj iu dorëzua kryeministrit pasi nuk e mbajti dot presionin.

“Gjërat janë shumë të qarta. Kryeministri i Shqipërisë ka takuar një zyrtar shumë të lartë të FBI-së, në prani edhe të miqve të tij. Ky takim është bërë pa përfaqësi nga shteti amerikan që në këto raste gjithmon ekziston diçka e tillë. Dhe është shumë e qartë që ai e ka bërë me qëllim për të goditur pluralizmin politik në Shqipëri. Ka një rrugë zyrtare që ai duhet të ndjekë në raport me SHBA-të. Kjo rrugë tinëzare që ai ka ndjekur, duke korruptuar një institucion të tillë, është një shkelje e Kushtetutës dhe për këtë ai meriton gjithçka dhe çdo dënim.

Gjithë mediat botërore i referohen kësaj çështjeje. Është diçka shumë e rëndë që një kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, kjo është diçka shumë e rëndë. Është një goditje me thikë në zemër të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Shikojini rublat, gjithë kompanitë ruse që pas këtyre takimeve kanë avancuar në Shqipëri. Rama është rob i pushtetit dhe perversitetit. “Rilindja” është kthyer në strehën e vetme të imoralitetit në Shqipëri.

Përsa i takon zotit Basha, mendoj se dhe nuk është detyra ime të merrem me të, sepse nuk e meriton vëmendjen time, por për këtë personazhin e FBI-së, i referohem gjithnjë pas 17 majit, pra raporti Rama-Basha është më i hershëm nga ky takim. Pra Edi Rama ka pasur disa të dhëna që ja ka dhënë këtij personit të SHBA-së dhe Basha nuk e di i ka pasur apo nuk i ka pasur atom bi supe, por u tregua i dobët dhe nuk e mbajti dot presionin. Ka ardhur ambassador dhe më ka thënë kemi problemed he kemi shqetësime për financime me para ruse të PD-së.

Këtë e ka thënë edhe Berisha. Njëkohësisht duke iu referuar edhe shkrimit të Mother Johns. Unë nuk e kam marrë fare seriozisht këtë çështje, pasi pas historisë së PD-së sajuan edhe një histori për mua. Procesi eci më pas me zhvillime të tjera dhe dal në konkluzionin që Basha ose ka pasur probleme, ose u dorëzua pa pasur probleme. Pra 17 maji ishte një dorëzim te Rama. Basha që në fillim kam menduar se ka qenë një i infiltruar në politikë, nuk e di njeri i Ramës apo jo, por besoj se është i infiltruar”, u shpreh Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura