Rama zbulon marrëdhënien e PD me ndërkombëtarët: I janë prerë të gjitha kontaktet

May 14, 2017 | 18:12
SHPËRNDAJE

Për Ramën, kjo që kaloi sipas tij ishte javë kuptimplotë në rrugëtimin për Shqipërinë që duam.

Sipas kryeministrit, letra e komisionerit Johanes Hahn drejtuar shqiptarëve ishte momenti kulmor i marrëdhënieve të BE me popullin tonë.

rama per pd ne jasven e diele

“Tani s’ja vlen të zgjatemi shumë me atë që iku dhe me arrtisjen e PD në rrugën e vetëshkatërrimit, por me rëndësinë e letrës së Hahn si shprehje e vullnetit të KE për mos të lejuar ngecjen në vend në rrugën për anëtarësim në BE.

Dua tju them se jo vetëm në letrën e Hahn por edhe në të gjitha kontaktet me BE mesazhi është shumë i qartë, zbatimi i vetingut, reformat që bëjnë shtet do vendosin fatin evropian të Shqipërisë.

Bllofi i PD me idenë e marrë se po nuk hyri PD në zgjedhje Shqiperia do kthehet mbrapa s’ka funsionuar as brenda e as jashtë vendit.

Brenda vendit PD po humbet terren, demokratët po e braktisin lidershipin e tyre të verber dhe s’do u japin mbështetje aventurës së tyre.

Ndërsa jashtë vendit PD i janë prerë të gjitha kontaktet serioze, lidershipi i PD i ka humbur të gjithë miqte e Shqipërisë përfshirë edhe miqtë e djathtë seriozë, askush nuk merret më me PD. S’ka mbetur më kancerlari evropiane që s’e ka kuptuar se PD është barrikada e fundit në mbrojtje të historise se vjeter”.

Rama ka theksuar se parlamenti i ri pa PD “do zhbllokojë vetingun në votimin e parë të legjislaturës së ardhshme”.

Sipas tij, keto zgjedhje janë të jashtëzakonshme “për të këputur litarin e tranzicionit, për të ndarë rrugën e të ardhmes nga rruga e të shkuarës së këtij vendi që i ka të gjitha pasuritë dhe mundësitë për t’i dhënë popullit dritën e merituar, kjo fushatë është vendimtare në historinë e vendit tonë, ku luhen interesat e mëdha të Shqipërisë, pavarësisht partive”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura